Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BARCELONËS

-

TER SHTEGEN 5,5- Nuk bën gabime të mëdha, por të jep idenë sikur nuk është i sigurt në gjithçka që bën. I pasaktë në nisjet e topit. SEMEDO 6- Bie në sy falë kombinimev­e të vazhdueshm­e me Dembelenë. Gjen gjithmonë fundoren dhe jep krosime të shumta.

PIKE 7- Është goli i tretë sezonal për mbrojtësin qendror të Barcelonës. Një paraqitje me eksperienc­ë dhe karakter.

LENGLE 6- Vuan shumë nga rastet e krijuara prej holandezëv­e, por është i aftë të bëjë një ndeshje të mirë dhe të mbrohet si duhet. De Jong e vë në vështirësi me fizikun e tij.

ALBA 6- E nis mirë me shumë galopime në të majtë dhe me disa topa interesant­ë të hedhur në zonë. Me kalimin e minutave bie fizikisht dhe humbet rendimenti­n.

RAKITIÇ 5,5- Një ndeshje jashtë niveleve të tij. I pasaktë. Humbet shumë topa në qendër të mesfushës, të cilët u shndërruan të rrezikshëm.

BUSKETS 6- Në një ndeshje më të ndërlikuar sesa pritej, veterani është truri i skuadrës së Barcelonës. Nuk e humbet kurrë durimin dhe menaxhon mjaft mirë kohët e lojës duke vendosur rregull në mesfushë.

VIDAL 6,5- Më në fund rrëmben skenën. Luan nga minuta e parë dhe është shumë i rrezikshëm. Duhen dy mrekulli të mbrojtësve kundërshta­rë për t’i mohuar golin.

DEMBELE 6- Dukej një hije gjatë gjithë kohës, deri në momentin që i dha pasimin filtrues Leo Mesit për golin e Barcelonës. Nga ai çast bëhet një tjetër lojtar. (Nga 80-D. Suarez- Pa notë).

MESI 7,5- Gjeniu shpik gjithçka për shokët e skuadrës, por ata nuk i shfrytëzoj­në siç duhet. Pastaj vjen goli i 106-të në Champions, i cili vlen avantazhin. Pastaj një tjetër asist për Pikenë.

KUTINJO 6- Tregon kualitetin që ka në këmbë sa herë duhet të shpërndajë lojën. Merret vesh mirë me Mesin. (Nga 70’ Malkom 5,5Shpërdoro­n një gol i vetëm përballë portierit).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania