Panorama Sport (Albania)

Mesi: Nuk gënjej, goli i dytë ishte aksidental

-

Lionel Mesi e ka seriozisht këtë vit. Nuk bën llogari, nuk bën shaka. Do me çdo kusht Ligën e Kampioneve dhe po e tregon në fushën e lojës. Në një deklaratë të bërë pas ndeshjes me PSV-në, kapiteni i katalanasv­e thotë se ekipi duhet t’i marrë ndeshjet një nga një, teksa tregon lumturinë për golin, fitoren dhe arritjen e objektivit për t’u kualifikua­r në vendin e parë. Por, ai tregohet i sinqertë, kur pranon se goli i shënuar nga Pike nuk ishte skemë, por thjesht një top i goditur keq prej tij.

GOLI I PIKESË- “Më doli shumë keq goditja. Nuk doja që ta dërgoja topin aty, por Pike po kalonte dhe e dërgoi në rrjetë. Nuk mund të gënjej. Nuk ishte asgjë e përgatitur, por rastësi”. PSV- “Ishte një ndeshje shumë e hapur. Humbëm shumë topa në mesfushë dhe nuk duhet ta

bënim këtë. U lamë hapësira dhe ata mund të na godisnin me kundërsulm. PSV-ja pati rastet e saj. Edhe kur ishim 0-2 ata patën kontrollin e topit dhe sulmonin me shumë lojtarë”. DEMBELE- “Bëri një ndeshje të madhe, ashtu si e gjithë skuadra. E rëndësishm­e është që ta mbyllnim të parët në grup dhe ia dolëm. Ishte një grup shumë i vështirë”.

CHAMPIONS-I- “Jemi gjithmonë të përgatitur, por gjatë vitit ndodhin gjëra të çuditshme. Këtë herë nuk mund të flasim për shkurtin apo të presim ndeshjen. Duhet të mendojmë menjëherë për ndeshjen e ardhshme. Për të tashmen dhe jo për të ardhmen”.

106 GOLA- “Janë thjesht statistikë, por jam i lumtur për rezultatin që morëm”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania