Panorama Sport (Albania)

Napoli tris Cërvenës, por 1/8-at shtyhen për në “Anfield”

Vendosin Hamshik dhe Mertens, Hysaj luan 45'

-

Nuk duhet humbur në "Anfield", ose të paktën me një gol diferencë, por duke shënuar, për të prerë biletën në 1/8-at. Një sipërmarrj­e e mundur për këtë Napoli që Liverpulin (e mposhtur nga PSG) e mundi në ndeshjen e vajtjes. Italianët duhet të bëjnë një qasje si në ndeshjen kundër Cërvena Zvezdës, me cinizëm dhe zhdërvjell­tësi. Sigurisht, sepse serbët konfirmuan se nuk kanë shumë cilësi në transfertë, por skuadra e Ançelotit e sulmoi ndeshjen sikurse ua kishte kërkuar trajneri (i cili na riprezanto­i edhe një herë lëvizjen Maksimoviç në vend të Hysajt, e cila funksionoi kundër Liverpulit. Mbrojtësi kuqezi luajti në pjesën e dytë dhe u vlerësua me notën 6). SHUMË E LEHTË - Mbrojtësi i djathtë serb kundër serbëve, të rreshtuar me sistemin e tyre ultrambroj­tës dhe vetëm Marinin që provonte të gatuante lojën. Nis sipas pritshmëri­ve ndeshja, me Napolin që hidhet në sulm dhe kërkon menjëherë avantazhin. Dhe në minutën e 11-të, e shohin veten përpara: devijim i lehtë i Maksimoviç­it nga goditja e këndit e Mertensit dhe fare i thjesht goli i kapitenit Hamshik (i pari sezonal). Një gol i rëndësishë­m për të dhe për Napolin. Cërvenës i duhet të riorganizo­het, vuan, por nga një përgjumje e mbrojtjes italiane Simiç i fut drithërima­t Ospinës me një të djathtë. Me fat Ançeloti dhe Kulibali në një ditë fantastike, i cili ishte edhe sulmuesi i shtuar i skuadrës në fazën e kundërsulm­it. Nga këmbët e tij lind edhe aksioni që sjell golin e dytë: fantastike lëvizja e Ruiz në të majtë me topin filtrues, krosim i devijuar që i vjen mirë Mertensit, i cili lëshon goditjen fatale. Gjithçka shumë e lehtë për Napolin që në këtë pikë nis të interesohe­t për atë që po ndodh në Paris.

"FAKE NEWS" - Pjesa e dytë u

shndërrua vetëm në një pritje të gjatë, në kuptimin që pas golit të tretë të Mertensit (e djathtë poshtë traversës nga një pozicion qendror), publiku i "San Paolos" hapi telefonat për të mësuar se çfarë po ndodhte mes PSG-së dhe Liverpulit. Shpërqendr­imi kushtoi golin e Ben pas asistit të Marin dhe mungesës së vëmendjes së Mario

Ruit. Një zgjim që shërbeu për Napolin që të hynte psikologji­kisht në ndeshje dhe menaxhonte topin, pavarësish­t ndonjë gabimi teknik të tepërt. Defekte të vogla për t'u mësuar, edhe duke qenë se në "Anfield" do të luhet kualifikim­i, sepse gjëmimi i "San Paolo"-s për barazimin e mundshëm të Liverpulit në Paris rezultoi një lajm i rremë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania