Panorama Sport (Albania)

Sherri, për Iskon ndërhyn Interi

Pakënaqësi dhe tension te Reali, zikaltrit mendojnë "goditjen" e madhe në merkato

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Fitorja dhe kualifikim­i si i parë i grupit nuk i ka qetësuar tensionet e shpërthyer­a te Reali i Madridit, për shkak të lënies në tribunë të mesfushori­t Isko. Pakënaqësi­a e spanjollit nuk është një element për t'u neglizhuar dhe klubet më të mëdha europiane kanë nisur të planifikoj­në ofensiva drejt Madridit. Mosha dhe cilësia e andaluzian­it luajnë në favor të tij, me Interin dhe Juventusin që janë rreshtuar mes të interesuar­ve kryesore. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë t'i rrëmbesh Florentino Perezit një nga yjet e skuadrës, por Bepe Marota në karrierën e tij ka treguar se me pak mbështetje, di t'u bëjë ballë edhe misioneve më të pamundura. Me kontratën që i skadon në 2022 dhe një vlerë rreth 100 milionë euro, fati i Iskos duket i shënuar, por merkato shpesh ka treguar se jo gjithmonë vendosin klubet mëmë.

PROBLEMI - Gjithçka nisi pasditen e të martës në Romë, kur Santiago Solari njoftoi formacioni­n që do të zbriste në fushë ndaj verdhekuqv­e. Isko e ka parë veten jashtë titullarëv­e, teksa në vend të tij është preferuar Jorente. 26vjeçari nuk ka pritur të ketë një bisedë me teknikun, por e ka shfaqur pakënaqësi­në e tij në sy të të gjithë grupit. Tensioni ka shoqëruar ballafaqim­in mes palëve, me Solarin që ka vendosur të dërgojë mesfushori­n në tribunë, teksa me një deklaratë pas ndeshjes me Romën ka shpjeguar vendimin e tij: "Vendimet e mia janë thuajse gjithmonë sportive, por ka edhe raste të veçanta. Sidoqoftë, ai i Iskos nuk është i tillë".

KRISJA - Lenia jashtë formacioni­t,

për më tepër për një lojtar si Isko, që ka qenë një ndër pikat e forta të Realit, si me Zidanin e ashtu me Lopeteguin, ka rritur tensionin në dhomat e zhveshjes të "Los Blancos". Numri 22 madrilen ka luajtur vetëm 78 minuta me Realin e Solarit dhe, nga e gjithë skuadra, vetëm Jorente ka qëndruar

më pak në fushë. Ky fakt ka mbushur kupën e Iskos, por megjithatë raportohet se disa nga senatorët nuk e kanë pritur mirë reagimin e mesfushori­t, aq më tepër tonin e përdorur, por nëse koha që shëron gjithçka nuk arrin të qetësojë Iskon, mund ta bëjë merkato dhe zgjidhjet që ajo ofron.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania