Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Europa thelbësore, me Dudelanzhi­n të mos bëjmë figura m...

-

Thjesht disa koncepte, por thelbësore ato të përmendura nga Xhenaro Gatuzo ditën e djeshme. Konferenca për shtyp në prag të Dudelanzhi­t ishte më shumë si një zile alarmi për skuadrën e tij. Ai nuk ka frikë të paralajmër­ojë, teksa u shpreh: “Do të luajmë ndaj së njëjtës skuadër që në Luksemburg na mundoi shumë. Të gjithë e mbajmë mend sa vuajtëm. Djemtë duhet të shohin renditjen dhe të kuptojmë se kualifikim­in nuk e kemi të sigurt. Jam i bindur se asnjëri nuk kërkon të bëjë figura m...”. Teksa nuk pranon të komentojë afrimin e Ibrës, edhe për respekt të Higuainit (pranë Gatuzos në konferencë), trajneri nuk ngurron të kompliment­ojë argjentina­sin: “Gonzalo ka një dhunti. Ai e di që është një nga kokat e grupit, por mes djemve sillet si lojtar normal. Flet sa duhet, bën shaka me të gjithë dhe transmeton entuziazëm. Kur gjëra nuk ecin ashtu siç ai dëshiron, bëhet pak nervoz dhe ky është aspekti, tek i cili duhet të përmirësoh­et sepse shokët e ekipit janë më të rinj dhe mund të ndikohen nga ndjesitë e tij”. ATMOSFERA – Trajneri kuqezi është i kënaqur nga skuadra dhe arsyeja daton në fillim të javës. “Unë kam ende shumë rrugë për të bërë, fillimisht duhet të përmirësoh­em në menaxhimin e mediave, sidomos pas ndeshjeve. Më këta djem kaq entuziastë, trajnimi është si shëtitje. Të hënën ishim pushim, por në “Milanello” ishim 16 veta në stërvitje. Janë sinjalet dhe shpirti i duhur. Kush vjen në stërvitje një ditë pas ndeshjes, për më tepër në transfertë, tregon qartë idetë dhe forcën e grupit ku bën pjesë. Atmosfera është nga më pozitive, por nuk jemi euforikë”. Objektivat – Nuk mund të mungonte edhe një sqarim mbi debatet në distancë me ministrin Salvini, për të cilin Gatuzo tha se ishte sqaruar nëpërmjet SMS-ve. Duke u kthyer te Milani, trajneri sqaroi objektivat e klubit, duke deklaruar: “Jam shumë i kënaqur nga ndeshjet e fundit. Mungoj apo jo unë, djemtë zbresin në fushë me qasjen e duhur, pavarësish­t se e vërteta është që kësaj skuadre i mungojnë pesë titullarë çdo ndeshje. Ndonjë fitore më shumë do të na kishte vendosur në pozita më të mira, por në Europë kualifikim­in e kemi vetë në dorë, ndërsa në kampionat jemi vetëm një pikë larg Ligës së Kampioneve. Përpara Lacios do të kisha firmosur për një barazim, sidomos duke parë gjendjen e ekipit, por pas asaj që u pa në fushë ndiej keqardhje sepse nuk fituam një pikë, por humbëm dy”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania