Panorama Sport (Albania)

SuperMesi ndëshkon PSV-në Barça merr vendin e parë

Holandezët krijojnë shumë raste, por “Pleshti” i ndëshkon

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Me pak fjalë ndodhi kjo: PSV-ja bënte lojën, ndërsa Barcelona e ndëshkoi. Dhe në fund fitoi 2-1 në një transfertë, e cila i siguroi skuadrës së Valverdes vendin e parë në grup dhe shuan të gjitha shpresat europiane të holandezëv­e. Tani nuk sigurojnë dot as kalimin në Ligën e Europës. Në fakt nuk mund të bënte asgjë pavarësish­t dëshirës dhe krenarisë. Sepse përballë kishte Barcelonën dhe një si Leo Mesi, i cili e ka marrë shumë seriozisht këtë Champions dhe po udhëheq renditjen e golashënue­sve me 6 gola sa Levandovsk­i.

FILLIM BARDHEKUQH­ap pas hapi, pasim pas pasimi, PSV-ja sheh nga sulmi dhe vendos baza të qarta që në fillimin e ndeshjes. Por lë edhe hapësira të shumta, në të cilat Mesi dhe Dembele mund të marrin oksigjen dhe ta ndëshkojnë. Është një ndeshje ku vëmendja maksimale bën diferencën dhe markimi i rreptë. Buskets dhe Rakitiç luajnë mirë, por De Jong në majën e sulmit për PSV-në krijon rrezik. Që në minutën e tretë krijon një goditje të rrezikshme, ndërsa në të 15-ën një e djathtë përhap makthe përpara portës së Ter Shtegen. Barcelona për momentin limitohet vetëm në idetë e individëve dhe i nënshtrohe­t guximit të rivalit. Sigurisht që Mesi del në katedër dhe shpërdoron një rast të artë në minutën e 34-t. Por, tentativat e vazhdueshm­e të

Barcelonës ndalen nga frika. Dhe PSV- ja në fund ka shansin e artë, por De Jong dhe Dumfries godasin traversën.

FITON MESI- Nuk është e vërtetë që nga gabimet mëson. Të paktën jo gjithmonë. Në pjesën e dytë spanjollët janë të ftohtë në markim dhe nuk lënë më hapësira. PSVja kërkon vazhdimish­t të prodhojë futboll, por në fund

fiton skuadra që ka Mesin. Është shumë e thjeshtë. Është thjesht një fenomen. Në minutën e 60-të pas presingut të holandezëv­e argjentina­si merr krahun nga e djathta, pastaj kthehet me të majtën. Godet dhe shkon në rrjetë. Mjafton kaq. Një e majtë kirurgjika­le dhe 1-0 e çmendur. Nga ky moment, Barcelona merr besimin dhe largon fantazmat. Dhjetë

minuta më vonë pas avantazhit është sërish Mesi nga goditja e dënimit, por për ta dërguar në rrjetë mendon Pike. Për PSV-në nuk ka histori, por thjesht një gol nderi (De Jong). Rezultati 2-1 i lë shije të hidhur dhe buzëqeshje­n të ngrirë Van Bomelit. Kishin ngritur një kështjellë, e cila u shkatërrua. Ose më mirë, u pushtua nga mbreti Mesi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania