Panorama Sport (Albania)

Lenjani, pa doreza: Zgjedh De Biazin para Panuçit

"Dua jermaninë kundër, ja ushqimet e preferuara"

- OLSI TUJANI

Në nëntor 2013 ka debutuar me Ko mbëtaren shqiptare. Një ndeshje e barazuar pa gola në Turqi kundër Bjellorusi­së, teksa De Biazi gjeti një anësor të majtë, i cili së bashku me Ansi Agollin kanë qenë vërtet produktivë me kuqezinjtë dhe jo vetëm. Ermir Lenjani, mesfushori dhe lojtari shumë apoziciona­l i Sion, ka përshkruar jetën e tij në lidhje me një titull filmi, ka treguar ushqimin shqiptar të preferuar, momentet e vështira në Francë apo edhe përjetimin në Serbi. Në një intervistë për "Shqipëria. ch", Lenjani bën edhe përzgjedhj­en mes De Biazit dhe Panuçit.

Ku ndodhet Lenjani në një ditë normale në Zvicër?

Në Uinterthur, me familjen time që më gjendet gjithmonë pranë.

Nëse karriera juaj do të ishte një film, cili do të ishte ai?

"Roki Balboa"

Momenti më i vështirë në karrierë?

Kur isha me Rene. Nuk luaja dhe nuk grumbulloh­esha sepse kështu donin tifozët sepse më parë kisha luajtur me Nantën. Falënderoj Zotin për durimin.

Kur ju ka peshuar më shumë fanella e Kombëtares?

Gjithmonë më peshon. Ndoshta më shumë në debutim sepse e kam ëndërruar që i vogël.

Ndeshja në Beograd

E dinim se ku do të shkonim dhe çfarë njerëzit ishin ata. Ishim në gjendje të

vdisnim për të mbrojtur flamurin dhe nderin e shqiptarëv­e. Gjithsesi, bota e pa çfarë egërsirash ishin.

Patët kërcënime gjatë kohës që kaluat nga Nantë te Rene, pasi ishit futbollist­i i parë...

Tifozët nuk e pritën mirë, por mua më pëlqeu oferta. Më kërcënuan dhe më dëmtuan makinën, por nuk pata frikë.

Ushqimi preferuar?

Flija dhe pitet.

Koha e lirë...

Më shumë gjendem duke luajtur FIFA.

Panuçi apo De Biazi ? Me De Biazin kam kaluar shumë kohë dhe kemi arritur suksesin historik. De Biazi më ka besuar shumë, më ka vendosur gjithmonë në fushë

shqiptar

i

dhe natyrisht që ia kam shpërblyer me gol e asiste. Kam luajtur me të, si në fazën ofensive ashtu edhe në atë defensive. Prandaj, do zgjidhja De Biazin.

Shorti në dhjetor, kombëtarja që do të donit më shumë të luanim kundër saj?

Do të doja të luaja ndaj Gjermanisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania