Panorama Sport (Albania)

Skandal te Tomori, lojtari grushte trajnerit Devolli

Stërvitja kthehet në arenë boksi. Klubi: Pezullojmë lojtarin, Devolli ka besimin tonë

- ERIS SYLYKU

tërvitja e Tomorit degjeneron në grushte. “Panorama Sport” mësoi ekskluzivi­sht se një debat i ashpër mes mbrojtësit Lisjen Hadaj dhe trajnerit Bledar Devolli ka shkuar deri te konfrontim­i fizik. Mësohet se krisjet kanë nisur që para ndeshjes me Lushnjën, kur lojtari ka kërkuar llogari se përse nuk u aktivizua. Kjo nuk i ka pëlqyer gjirokastr­itit, i cili ka vendosur pezullimin e lojtarit që prej së shtunës. Kur kishin kaluar 4 ditë asgjë nuk ishte harruar, përkundraz­i.

SHERRI – Tomori kishte programuar që të kryente stërvitjen e djeshme në orën 14:00. Pa nisur mirë seanca, Bledar Devolli ka raportuar se futbollist­i Hadaj duhet të linte fushën dhe të përcillej jashtë derës së stadiumit. Mirëpo, kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak futbollist­it, i cili ka lëshuar një lumë ofezash në drejtim të trajnerit. Në krahun tjetër, as strategu i beratasve nuk është se ka kursyer në drejtim të futbollist­it 24- vjeçar dhe gjithçka më pas ka degjenerua­r në dhunë fizike. Të dy protagonis­tët kanë përdorur grushtet ndaj njëri- tjetrit, duke e kthyer seancën stërvitore futbollist­ike në arenë boksi. U desh ndërhyrja e pjesëtarëv­e të stafit teknik për të ndarë futbollist­in dhe trajnerin, ndërkohë që lojtarët e tjerë ishin duke kryer nxehmjen.

ZANAFILLA – Teksa po luhej ndeshja Lushnja- Tomori, në minutën e 66-të Bledar Devolli ka lajmëruar futbollist­in Andre Marchiori të bëhej gati për t’u futur në fushë në vendin e futbollist­it Ariel Dobrës. Por, në këto çaste Lisien Hadaj nuk e ka pritur mirë këtë vendim, pasi priste ndoshta që të aktivizohe­j pikërisht ai, duke qenë se bashkë me italianin po kryenin nxehmjen. Mbrojtësi në kësi kushtesh

është rikthyer pranë stolit, por ka refuzuar që të ulej duke thënë: “Për çfarë e mbani këtë trajner? Është mirë ta largoni”. Kjo frazë e ka irrituar jashtë mase teknikun 40- vjeçar, i cili mori menjëherë vendim për ta pezulluar.

REAGIMI – Dy protagonis­tët e sherrit, Hadaj dhe Devolli kanë refuzuar të prononcohe­n. Megjithatë, klubi nuk ka qëndruar në heshtje pas këtij episodi të pakëndshëm. Të kontaktuar nga “Panorama Sport”, ata deklaruan: “Situata të tilla nuk na kanë hije dhe jemi të çuditur me këtë që ndodhi. Ne do të mblidhemi dhe do të shqyrtojmë sesi ndodhi debati në seancën stërvitore dhe kush janë fajtorët. Një gjë është e sigurt, që do të ketë masa

shumë të ashpra dhe nuk do të kursehemi ndaj këtyre episodeve”.

VENDIMI – Megjithatë, ky ishte vetëm reagimi i parë, pasi kur shënonte ora 17:00 e ditës së mërkurë, Tomori ka dalë me një njoftim në faqen zyrtare ku komunikont­e vendimin për pezullim të lojtarit dhe i ofronin mbështetje të plotë trajnerit. “Menjëherë pas incidentit të ndodhur gjatë seancës së sotme stërvitore klubi ka vendosur: Pezullim pa afat për futbollist­in Lisjen Hadaj. Ndërkohë, pas situatës së krijuar, duam t’i japim besimin maksimal teknikut Bledar Devolli dhe bashkë me stafin e tij dhe futbollist­ët të vazhdojnë punën dhe rikthimin te fitorja”, shkruhej në këtë deklaratë.

 ??  ??
 ??  ?? Lisien Hadaj, mbrojtësi i Tomorit
Lisien Hadaj, mbrojtësi i Tomorit
 ??  ?? Bledar Devolli, trajner i Tomorit
Bledar Devolli, trajner i Tomorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania