Panorama Sport (Albania)

Bajern, asgjë nuk ka kaluar edhe pas fitores ndaj Benfikës

-

Me fitoren 5-1 ndaj Benfikës, Bajerni arriti të kalonte në fazën e 1\8-ave të Champions-it, duke i dhënë pak oksigjen trajnerit Niko Kovaç. Tifozët gjithashtu ishin të kënaqur pas ndeshjes dhe për më tepër pas një performanc­e të mirë si ajo e ditës së martë. Edhe pse nuk munguan banderolat ironizuese. "Çdo gjë në rregull në këtë anije që po mbytet", lexohej në tribunën ku ishin vendosur ultrasit bavarezë. Por, ajo që ra në sy ishte fakti se lojtarët u bënë kamerdarja e kapitenin që në këtë rast ishte trajneri Kovaç, i cili do të mbytej i pari në anijen bavareze. Trajneri pas ndeshjes e ndau këtë fitore me lojtarët e tij dhe nuk i dha asnjë meritë vetes. Për këtë në fakt mendoi Arjen Roben, i cili nuk kurseu lëvdatat për kroatin. Teksa parodia e banderolav­e në "Südkurve" vazhdonte në pjesën e parë me shkrimet: "Asnjë panik tek Titaniku, po shohim më në fund tokë, nuk do të vdesim. Plaga nuk është mbyllur komplet, por një fashë është vendosur". Skuadra ka dhënë shenja jete duke i siguruar vazhdimin e punës trajnerit Kovaç në krye të stolit bavarez. "Do të udhëtojmë drejt Bremenit me Nikon", ishin fjalët e Hasan Salihamixh­iç. "Dhe do të fitojmë", u shpreh drejtori sportiv.

Në Bremen duhet vazhdimësi­a

Fitorja e thellë ndaj Benfikës nuk do të ketë asnjë vlerë nëse nuk do të merren tri pikë në Bremen. Çdo rezultat tjetër përveç fitores do të ishte fatal për bavarezët. "Vazhdimësi­a ka qenë defekti kryesor i skuadrës në këto 12 javë të para", u shpreh Uli Kohler për "Sky".

Goli i Benfikës tregoi pikat e dobëta

Edhe ndaj portugezëv­e nuk shkoi çdo gjë vaj. Goli i pësuar vetëm pak sekonda pasi kishte nisur pjesa e dytë, kur Boateng nuk arriti të fitonte dyluftimin me kundërshta­rin, tregoi edhe një herë problemet që kanë kampionët e Gjermanisë. "Kapiteni i anijes", Koavç është ende nën vëzhgim dhe asgjë nuk ka kaluar me një ndeshje. Këtë e pranoi edhe vetë trajneri i Bajernit pas ndeshjes. "Kjo ishte vetëm një ndeshje. Nëse nuk fitojmë të shtunën , qetësia do të na prishet sërish. Duhet të mundohemi që kjo qetësi të zgjasë sa më shumë". Të paktën, deri të shtunën "kapiteni i anijes" bavareze dhe "marinarët" e tij do të flenë të qetë...deri të shtunën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania