Panorama Sport (Albania)

Dyrmishaj pranë Olimpiakos­it, Çelsi “prenoton” Hysajn

Shqiptari, në miqësore me ushtarët holandezë

- OLSI TUJANI

Fiorin Durmishaj merr shumë superla tiva në Greqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka mbushur titujt e mediave greke për hapin e madh të karrierës që është duke hedhur. "Durmishaj drejt Olimpiakos­it", kështu hapeshin mediat kryesore greke. Mirëpo, së fundmi, ai është bashkuar edhe me skuadrën e ushtrisë greke në një ndeshje miqësore me homologët holandezë. TRANSFERIM­I Olimpiakos është duke përgatitur rinovimet e skuadrës. Teksa ka bërë gati emrat që do t'i rrëmbejë që në muajin janar në skuadër, ka hedhur piketimet edhe për merkaton e verës. Mediat kryesore sportive në Greqi kanë bërë me dije se drejtuesit e Olimpiakos­it, përveçse kanë nisur bisedimet zyrtare me klubin e Panionisit, drejtuesit e skuadrës së Pireut kanë kontaktuar edhe me vetë sulmuesin shqiptar dhe agjentin e tij. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një akord paraprak mes të gjitha palëve. Nga sa bëhet me dije, bomberi kuqezi shihet si një nga elementët e së ardhmes për Olimpiakos­in, i cili do jo vetëm të shpërthejë me të, por më tej të sjellë edhe shumë të ardhura në rast shitjeje në të ardhmen. Bomberi ka fituar shumë vëmendje me paraqitjet e tij të deritanish­me në Greqi, teksa në 12 ndeshje ka shënuar katër gola në kampionat dhe është bërë shpeshherë protagonis­t pozitiv me asiste në gola të rëndësishë­m

për ekipin. USHTRIA

Shërbimi ushtarak është ende i detyrueshë­m në Greqi për shtetasit që zotërojnë pasaportën helene dhe që jetojnë në territorin e shtetit grek. Një prej atyre që duhet ta kryejë këtë shërbim është edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit,

Fiorin Durmishaj. Ky i fundit, i cili në fundjavë shënoi një gol të bukur me ekipin e tij, dy ditë më parë është bërë pjesë e një takimi miqësor mes ushtrisë helene dhe asaj holandeze. Shqiptari është futur si zëvendësue­s në minutën e 55të në një takim që ka përfunduar 2-0 në favor të ushtarëve

helenë. Për shkak të shërbimit ushtarak, Durmishaj nuk iu bashkua thirrjes nga Kristian Panuçi në grumbullim­in e fundit të Kombëtares, për takimet kundër Skocisë dhe Uellsit, pasi nuk mund të dilte nga territori i shtetit grek pa një leje speciale të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Fiorin Durmishaj
Fiorin Durmishaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania