Panorama Sport (Albania)

Murinjo: Barazuam 2-2, por shënuam katër gola

"Paguajmë gabimet tona, futbollist­ët dhanë shpirtin"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Këtë herë nuk mungoi zemra në fushë dhe ai nuk ka asgjë kundër lojtarëve të tij, të paktën këtë thotë në publik, sepse fjalimi në dhomën e zhveshjes do mbetet mister. Por, Zhoze Murinjos nuk i mungon ironia për gabimet e skuadrës së tij. "Shënuam katër gola dhe barazuam 2-2. Si gjithnjë, bëjmë gabime dhe e paguajmë. Edhe këtë herë ishte pak a shumë e njëjta gjë, por me shpirt të shkëlqyer dhe njerëz gati të luftojnë fort. E vlerësoj skuadrën. Ata shkuan në limite dhe ishin me të vërtetë të lodhur. Disa prej tyre nuk kanë luajtur gjithë sezonin. Smolling luante në një gjendje të vështirë, por Arsenali ishte i rrezikshëm vetëm kur ne humbitnim topin në zona të këqija. Kjo ishte një paraqitje e një shpirti dhe zemre të madhe. Rashford, thjesht sa për të përdorur një emër, dha gjithçka për fanellën. Por, edhe nga stoli ynë mund të ndieje panikun kur topi kalonte në mbrojtjen tonë". I pyetur sesi mund të korrigjohe­t pjesa e panikut, portugezi tha: "Nuk mund t'i përgjigjem kësaj. Unë jam trajner i Mançester Junajtid dhe nuk mund t'i përgjigjem. Ne kemi gjithnjë shansin e parë të ndeshjes. Por, sa herë e shfrytëzoj­më atë dhe pastaj nisim të ndërtojmë fitoren? Shumë... shumë rrallë. Por, unë jam i kënaqur me djemtë. Shpirti ishte ai i nivelit të Mançester Junajtid, por na mungojnë disa cilësi. Nuk jam dakord me

njerëzit që përpiqen ta krahasojnë këtë me skuadrat e Kinit, Nistelroit, Vidiçit, sepse unë jam i lumtur me shpirtin dhe zemrën, por nuk kemi vazhdimësi. Ne ishim në kontrollin e ndeshjes në momentin që shënuam golin e dytë për Arsenalin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania