Panorama Sport (Albania)

Alegri: Më pritën me vezë, tani dua kokën e Interit

Mbrojtësi sllovak i Interit ka frenuar çdo bomber, pas Belotit në javën e dytë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Mario Manxukiç dhe Milan Sh kriniar... Mjafton të përmendësh emrat dhe të vjen vetvetiu të imagjinosh një duel prej gjigantësh, në pritje të supersfidë­s së mbrëmjes së nesërme. I pari, 190 centimetra dhe 85 kilogramë, ndërsa i dyti 188 centimetra dhe 82 kilogramë është një duel që paralajmër­on shkëndija të forta, pasi kur Juventusi dhe Interi vihen përballë njëri-tjetrit në fushë vihen në lojë më shumë sesa tri pikët dhe pa dyshim që përplasjet e forta nuk do të mungojnë kurrsesi.

MANXUKIÇ – Sulmuesi kroat i Juves nuk është se ka nevojë për shumë prezantime, por sivjet ai ka gjetur një vazhdimësi të frikshme goli, e cila e projekton dhe e bën edhe më agresiv sesa tregon edhe kurrikulum­i i karrierës së tij. Përveçse nuk ngurron që të punojë dhe luftojë në të gjithë fushën, ku kur nevojitet vë në zbatim edhe fizikun e tij prej “boksieri” të peshave të rënda, Manxukiç përkrah Kristiano Ronaldos është shndërruar në një futbollist edhe më të frikshëm, një “vrasës” i pashpirt, duke qenë se për gjashtë golat e realizuar në kampionat i janë nevojitur vetëm 8 goditje në kuadrat. Pa dyshim që ai jo vetëm ka inteligjen­cën e një bomberi të lindur, por di sesi të punojë fort dhe të fitojë duelet në zonën rivale, duke lëvizur shumë rreth perimetrit të zonës së rreptësisë, por në të njëjtën kohë duke shërbyer dhe shënuar Juventusin. Trajneri Alegri nuk heq dorë prej tij në asnjë moment dhe akoma më shumë nuk do të mund të bëjë këtë kundër Interit, i cili ka në qendër të mbrojtjes dy gjigantë, si Stefan De Vraj, por akoma më shumë një si Milan Shkriniar, i cili edhe pse mbrojtës, ka të njëjtat karakteris­tika me kroatin dhe madje di që përveçse të frenojë “të fortët” që i afrohen zonës së tij, të bëjë keq edhe në zonën rivale, në goditjet standarde, siç tregoi vjet, edhe pse sivjet është ende në kuotën e zero realizimev­e.

SHKRINIAR – Në 14 javë, gjiganti i Interit ka humbur vetëm sfidat me Sasuolon dhe Kaljarin, por në 12 të tjerat që ka marrë pjesë, ndër bomberat e Serisë A, ai ka parë vetëm Andrea Belotin e Torinos që t’i fitojë një duel trup më trup dhe ta dënojë me gol. Ky episod gjithsesi ka ndodhur tre muaj më parë, në gusht, në javën e dytë të kampionati­t, por pas kësaj askush që ka pasur rastin që të tentojë portën e Handanoviç­it nuk ka njohur festë përballë tij. Dhe pikërisht kjo do të jetë edhe detyra e radhës për sllovakun në duelin me Manxukiçin. Sulmuesi i Juves

nuk do të jetë aspak një “klient” i sjellshëm, por Shkriniar është gati që të përballet pa frikë me të dhe madje të vazhdojë të ruajë të pathyer tabunë e numrit 17 bardhezi. “I forti” Mario nuk i ka shënuar ende Interit dhe kjo do të jetë detyra e radhës për liderin e

mbrojtjes zikaltër, ndonëse për më shumë atij do i duhet t’i hedhë një sy edhe Kristiano Ronaldos, duke qenë se Manxukiçi me portugezin ndërrojnë shpesh rolet dhe pozicionet në fushë mes tyre. Shkurt, nesër në mbrëmje në “Allianz Arena” priten shkëndija...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania