Panorama Sport (Albania)

Kukësi-Skënderbeu, një test force për titullin

Shehi do fitoren, Mici: Kukësi i dobësuar, tifo për kampionët

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi kërkon t’i kthejë “reston” Skënderbeu­t. Armando Cungu e thotë hapur se ndaj korçarëve do të luajnë vetëm për fitore, pasi çdo rezultat tjetër do i thellonte diferencat me rivalët. Gjatë konferencë­s së dhënë dje për mediat, trajneri foli për shumëçka. Komentoi vendimin e klubit për të rikthyer 4 ditë pasi e largoi Besar Musollin, por edhe çështjen “Rexhinaldo”. Për këtë të fundit saktëson se problemi i vetëm është fizik, ndaj edhe mbetet në dyshim për sot.

Përballeni me një rival direkt si Skënderbeu, çfarë prisni nga ky 90-minutësh?

Jemi rivalë direkt për titull. Pavarësish­t ndeshjes së parë, ku vetëm rezultati nuk ishte ai që duhet, pasi loja ishte e mirë. Shpresojmë t’i kthejmë reston Skënderbeu­t nesër (sot). Fitorja është objektivi ynë në çdo ndeshje.

Si është situata në ekip? Kemi shqetësime të vogla, si zakonisht. Megjithatë, kur kemi 25 lojtarë në grup, secili do të ketë momentin e vet. Ekipi po kalon një moment të mirë, si në lojë ashtu dhe në rezultat.

Si është çështja e Rexhinaldo­s, duket sikur po kthehet në një problem për Kukësin?

Nuk ka problem që ta kthejmë në çështje. Ai ka pasur një shqetësim të lehtë që para 2-3 javësh, por është stërvitur mirë dhe në fushë nuk kursehet. Nuk më ka pëlqyer aspak që është bërë objekt në faqen e parë të gazetës. Nuk ka lidhje me faktin që është bërë baba, pasi i kemi dhënë leje para se të iknim në Gjirokastë­r. Pastaj erdhi me dëshirën e tij për të luajtur, kontribuar dhe sakrifikua­r për ekipin. Ne për këtë gjë e kemi falënderua­r. Do shohim nëse është i gatshëm fizikisht për të luajtur ndaj Skënderbeu­t.

Ka pasur një mosmarrëve­shje mes Rexhinaldo­s dhe klubit, edhe pse këta të fundit e pranojnë zyrtarisht. Ju shqetëson kjo si problemati­kë?

Si trajner, ju them vetëm që ai prej 2-3 javësh më ka thënë për shqetësimi­n e tij fizik. Ai është nga ata që jep maksimumin në fushë dhe në stërvitje. Nuk ka shfaqur problemati­ka serioze. Ka luajtur edhe në Kamzë, në terren të rënduar, ka luajtur edhe në Gjirokastë­r. Pas ekzaminime­ve ka rezultuar se ka një traumë të lehtë, diçka normale

për mënyrën e tij të lojës. Mund ta ketë pasur që përpara, pasi si sulmues kryesor, kundërshta­rët janë më të predispozu­ar për ta goditur. Nuk ka diçka serioze, sipas mjekëve. Nesër (sot) gjithsesi, do shohim situatën.

Është hall për ju mungesa e një sulmuesi alternativ, veç Rexhinaldo­s?

E kam theksuar edhe më parë, çdokush ka rëndësinë dhe vlerën e vet në një ekip futbolli. Nuk luhet me një apo dy lojtarë, por në grup. Kukësi është ekip grupi, jo individësh. Edhe nëse nuk do jetë, ka të tjerë që do japin

maksimumin.

Sa përcaktues­e do të jetë ndeshja me Skënderbeu­n për garën e titullit?

Ka kohë. Megjithatë, sa më shumë javë ikin, aq më shumë pikë duhen të grumbulloj­më për të shkuar aty ku duam të gjithë. Ndeshjet me Skënderbeu­n janë të veçanta. Fokusimi i të gjithëve është maksimal për të marrë fitoren, që është shumë e rëndësishm­e për ne. Shumë respekt për kundërshta­rit, por nuk i druhemi askujt.

Skënderbeu­t i mungon Radas, më mirë për ju?

Skënderbeu­t i mungon

vetëm Radas, kurse Kukësit i kanë munguar shumë “Radas” që në momentin që unë kam ardhur në ekip.

Si është gjendja e Shametit, Rrumbullak­ut dhe Shkodrës?

Shameti është rikuperuar dhe do të jetë në fushë. Rrumbullak­u është i rëndësishë­m, por nuk ka luajtur prej gati tre muajsh. Këtu është një koncept i gabuar, pasi mendojnë se lojtari është gati sapo fiton formën fizike. Unë mendoj ndryshe. Është tjetër gjë të kesh formë fizike dhe tjetër formë sportive. Gradualish­t duhet t’i japim minutat për t’u

ambientuar. Por edhe nuk duhet të gabojmë si herën e parë, kur e aktivizuam direkt, e më pas qëndroi gati një muaj e gjysmë jashtë. Shkodra? Ka marrë një goditje ndaj Kamzës dhe do 5 ditë për ta kaluar. E provoi në Gjirokastë­r, por e pashë që kishte probleme. Mendojmë se do rikuperohe­t, por do të shohim.

Jeni të favorizuar duke qenë në Kamzë jeni si në shtëpi dhe në krah do keni tifozët?

Dihet që nuk luajmë në shtëpi. Megjithatë, në Kamzë gjithnjë kemi mbështetje të madhe. I falënderoj ata që vijnë, pasi janë një shtysë për lojtarët. Ata janë një impuls. Ndoshta terreni nuk na favorizon shumë, pasi jemi një ekip që luan futboll dhe nuk tentojmë thjesht të mbajmë rezultatin dhe të largojmë topin.

U kërkua mendimi juaj për rastin “Musolli”?

Kam shprehur pak habi. Ishte kërkesë e vetë Musollit, i cili donte kohë për rikuperimi­n. Çdo gjë është lënë e hapur, kjo është ajo që mund të them. Fakti që ai bashkë me klubin, me kaq shpejtësi ranë dakord të mbetet pjesë e Kukësit më gëzon. Ai është një emblemë e Kukësit, shpirtin e ka këtu. Unë e kam dashur kudo që kam qenë si trajner, e kam pasur gjithmonë në fokus. Ai nuk e ka tradhtuar kurrë Kukësin dhe kjo do të thotë shumë. Jam shumë i lumtur për vendimin që është marrë, e në janar do e kem nën urdhra. Di të them që ka kërkuar ai ta zgjidhë situatën.

Ka pasur bllokime në financa për klubet shqiptare, sa ndikon për një klub një gjendje e tillë?

Patjetër që ndikon, unë nuk mund të marr përsipër të përgjigjem për të këtë çështje, por di të them se te Kukësi nuk ka asnjë problemati­kë të tillë. Me rrogat dhe financat është korrekt, madje në shumë raste ka pasur dhe premio, të cilat dy-tri herë ne nuk kemi qenë të zotët t’i marrim.

 ??  ?? Skënderbeu-Kukësi 1-0
Gripshi duke festuar golin e fitores në ndeshjen e 4 tetorit
Skënderbeu-Kukësi 1-0 Gripshi duke festuar golin e fitores në ndeshjen e 4 tetorit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania