Panorama Sport (Albania)

Arbitrave u duhen leksione psikologji­e

- Nga ARSEN HOXHA

Ka ndodhur disa herë që arbitrat, nga mosbindja, paaftësia apo nga dëshirat subjektive, të mos ndëshkojnë me 11-metërsh ndërhyrje të gabuara të lojtarëve mbrojtës. Çuditërish­t, ata kanë vrapuar në mënyrë tepër energjike në drejtim të sulmuesit të dëmtuar, duke...

Kandodhur disa herë që arbi trat, nga mosbindja, paaftësia apo nga dëshirat subjektive, të mos ndëshkojnë me 11-metërsh ndërhyrje të gabuara të lojtarëve mbrojtës. Çuditërish­t, ata kanë vrapuar në mënyrë tepër energjike në drejtim të sulmuesit të dëmtuar, duke e ndëshkuar atë padrejtësi­sht, nën pretekstin se ka simuluar. Rasti më i freskët ishte ndëshkimi me karton të verdhë i futbollist­it të Partizanit, Trashi, në ndeshjen me Tiranën.

- Së pari, duhet të themi se ndërhyrja e lojtarit të ishte e gabuar. Tentativa e tij për të goditur topin nuk u realizua dhe në inerci e sipër ai realizoi kontaktin fizik me sulmuesin. Kontakti ishte fare i pastër dhe pa asnjë mundësi evitimi, pasi Trashi ashtu gjysmë i përkulur nën refleksin e vetëmbrojt­jes, apo me bustin drejt, duke vrapuar në drejtim të portës me topin që lëshoi përpara, përsëri ai do të pengohej nga mbrojtësi. Pretendimi për simulim, pasi sulmuesi Trashi filloi të përkulej më parë se të realizohej kontakti me rivalin nuk qëndron, sepse edhe nëse veprimin e tij e vëmë në diskutim si të gabuar, ai ishte shumë herë më i vogël se ndërhyrja e parregullt e mbrojtësit. Në këto raste ndëshkohet ndërhyrja (gabimi) më i rëndë. Pra, duhet të akordohej 11metërsh.

- Së dyti, a kishim me të vërtetë të bënim me një simulim nga ana e lojtarit sulmues? Unë mendoj se jo. Simulimi në vetvete përfaqëson atë veprim të lojtarit, kur ai përpiqet të paraqesë si të vërtetë diçka të rreme. Po, a u përpoq lojtari Trashi të mashtronte arbitrin me prova të rreme? Absolutish­t, jo. Ndërhyrja nga anash e lojtarit të Tiranës ishte e befasishme dhe me dinamizëm të lartë. Ajo që veproi shumë shpejt te lojtari partizanas në këtë situatë të papritur ishte pjesëmarrj­a e qendrave të larta të sistemit nervor qendror. Reflekset mbrojtëse janë një kundërvepr­im i pavullnets­hëm i organizmit të futbollist­ëve ndaj çfarëdollo­j ngacmimi të jashtëm apo dhe të brendshëm të shkaktuar nga lojtarët kundërshta­rë. Pra, reflekset e pavullnets­hme asnjëherë nuk duhen klasifikua­r si simulime. Simulimi i thënë në një mënyre popullore është vetëm një teatër që e luajnë lojtarët hileqarë... Ajo që kërkohet nga një arbitër i nivelit të lartë, është që t'i kushtojë kohën e duhur njohjes së disa njohurive të domosdoshm­e të psikologji­së sportive. Është e drejtë e futbollist­ëve që kur e ndiejnë veten të rrezikuar nga ndërhyrja e lojtarëve kundërshta­rë të kërcejnë përpjetë, të devijojnë dhe të bëjnë atë që ata ndiejnë të domosdoshm­e për të ruajtur shëndetin e tyre. Nëse reflekset mbrojtëse do të klasifikoh­en si simulime, ashtu siç është vepruar në shumë raste deri më sot, është mungesë profesiona­lizmi

e arbitrit. Ai asnjëherë nuk duhet të shkojë me nxitim te lojtari sulmues, duke marrë kështu një vendim të nxituar. Më e mira është të presë, të analizojë dhe të vendosë.

Fotografit­ë japin një shpjegim më të qartë të atyre që thamë më sipër.

Në foton Nr.1 Shikimi i lojtarit sulmues është i përqendrua­r tek avancimi i tij përpara.

Ne foton Nr. 2, 3, dhe 4 Ai totalisht është i përqendrua­r te ndërhyrja me intensitet të lartë e mbrojtësit bardheblu. Ai vështrimin e ka të përqendrua­r te veprimet e mbrojtësit dhe jo tek avancimi përpara. Refleksi i vetëmbrojt­jes e detyron që të bëjë një veprim të tillë.

Në foton Nr. 5 Realizohet kontakti fizik. Nga mënyra e ndërhyrjes së mbrojtësit, kontakti fizik ishte i paevituesh­ëm si në rastin e përkuljes nën efektin e refleksit mbrojtës, ashtu edhe në vrapimin normal të sulmuesit.

Në këto kushte kemi të bëjmë me një 11-metërsh të paakorduar në favor të lojtarit sulmues, si dhe me një ndëshkim të gabuar të tij me karton të verdhë nga ana e arbitrit.

 ??  ??
 ??  ?? 2
2
 ??  ?? 1
1
 ??  ?? 3
3
 ??  ?? 4
4
 ??  ?? 5
5

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania