Panorama Sport (Albania)

Tirana synon tre lojtarë të Luftëtarit

Afrimet lidhen me largimet si edhe nga merkatoja në rajon

- OLSI AVDIAJ

Tirana hedh sytë nga "super marke ti" Luftëtari për të marrë ndonjë dhuratë fundviti. Edhe pse nuk ka asgjë konkrete dhe gjithçka është në kuadrin e pëlqimeve të klubit, drejtuesit e Tiranës vlerësojnë jo pak disa lojtarë të "bluzinjve". Me Vasil Shkurtajn që është i pakapshëm financiari­sht dhe pëlqehet nga shumica e Superiores, Tirana kërkon të bëjë disa riparime, sidomos në repartin e mesfushës. Janë të paktën tre futbollist­ë, të cilët, gjithmonë nëse prishin marrëveshj­en me Luftëtarin, mund të lëvizin rreth orbitës bardheblu. Bëhet fjalë për Behar Ramadanin, Eduard Rrocën dhe Xhekson Ferreirën. Dy të parët mesfushorë, ndërsa i treti mund të luajë majtas si në mesfushë, edhe në mbrojtje. Të tre lojtarët janë goxha të mirë, por problemi është i madh. Janë nën kontratë dhe vetëm pasi të largohen nga Luftëtari (gjithmonë nëse ndodh), mund të ketë ndonjë shpresë te Tirana apo skuadrat e tjera. Momentalis­ht, janë disa nga njerëzit afër Tiranës, që nuk merren direkt me merkaton, të cilët po monitorojn­ë situatën, që duhet thënë është shumë e nderë te gjirokastr­itët dhe nëse shpërbëhen, mund të kthehen në "supermarke­tin" më të madh në këtë merkato janari.

Minutat - Behar Ramadani është lojtari bazë i Luftëtarit. 28-vjeçari ka luajtur 14 takime dhe ka në këmbë 1182 minuta. Shkatërrue­si klasik, që i mungon Tiranës prej largimit të Saimir Patushit nga ekipi. Eduard Rroca është emri i dytë në qarkullim. Librazhdas­i është 25 vjeç dhe ndonëse sivjet nuk ka luajtur shumë për shkak të dëmtimit, parashikoh­et që në janar të jetë gati. Ka luajtur 7 takime dhe ka grumbullua­r mbi 500 minuta. Sezonin e shkuar ishte nga më të aktivizuar­it, madje edhe me pesë gola të shënuar. I fundit është braziliani Xhekson, i cili majtas po bën shumë mirë. Faktikisht, majtas Tirana ka dy lojtarë të mirë, Hoxhallari e Imami, por një i tretë nuk do të bënte keq, me alternativ­ë edhe për në mesfushë. Gjithsesi, edhe pse janë pëlqime të trajnerit apo drejtuesve, vula nuk është vënë, pasi si fillim duhet të largohen disa lojtarë për të ardhur të tjerë futbollist­ë. Pritet që në janar të ketë revolucion emrash nga "garda e vjetër".

 ??  ?? Xhekson Ferreira
Xhekson Ferreira
 ??  ?? Eduard Rroca
Eduard Rroca
 ??  ?? Behar Ramadani
Behar Ramadani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania