Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, duhet një sakrificë për “finalen”

Portieri Miraka kërkon falje: Kemi lënë katër pikë, nuk gabojmë më

- FERIZ FERIZAJ

Në shumë nga ndeshjet që Besa ka fituar këtë sezon, protagonis­t pa dyshim ka qenë portieri me përvojë Festim Miraka. Kanë qenë pritjet e tij shpëtimtar­e ato që i kanë lejuar verdhezinj­ve të dalin me 3 pikë në shumë nga fitoret e Besës. Gardiani i shndërruar në idhull të tifozërisë kavajase ndan me "Panorama Sport" keqardhjen dhe përgjegjës­inë që ai dhe ekipi ndjejnë ndaj tifozëve.

MIRAKA

"Dua t'u kërkoj falje tifozëve tanë të nderuar për 4 pikët e lëna në dy takimet e fundit. Them 4 pikë pasi minimalja pritej fitore me Pogradecin dhe barazim në Fier. Kemi gabuar, por nuk e mohoj se ka ndikuar jo pak edhe dënimi i tifozëve tanë. Më besoni sinqerisht, se prezenca e tyre në stadium na jep frymëzim, kurajë dhe besim për të dhënë maksimumin. Vetëm ata që kanë përjetuar në fushë thirrjet e tyre me emrat tanë e përjetojnë këtë. Edhe një herë, u kërkoj ndjesë në emër të ekipit, duke i premtuar se Besa do t'u kthehet fitoreve që këtë të shtunë", thotë Miraka. Portieri, krahas Diksonit, Mihanit e Çekiçit, mbetet shtylla e ekipit. Verdhezinj­të nesër presin Tomorin dhe për këtë përballje, edhe sipas Festim Mirakës, pritet vetëm fitorja. "Pajtohem plotësisht me trajnerin tonë Begeja, kur thotë se vendi i parë mund të humbet dhe të rifitohet javë pas jave. Gjithçka që ne duhet të bëjmë mbetet të mos gabojmë si dy javët e shkuara. Përballë do të kemi Tomorin, që, si çdo ekip kur luan kundër Besës, motivohet, pasi është nder të luash kundër nesh. Jemi koshientë për këtë dhe do djersijmë vetëm për fitore. Një stimul mjaft i madh do jetë rikthimi i tifozëve tanë e kjo na bën me krahë. Ne do bëjmë maksimumin që ta fitojmë këtë përballje së pari si ndjesë ndaj tifozëve e së dyti rikthimin përsëri në kryesimin e grupit. Pikët e lëna dy javët e fundit dëshmuan se nuk ka më kundërshta­rë të lehtë, por nëse ne bëjmë lojën tonë me siguri se jemi në gjendje të mundim këdo. Së fundi, u kërkoj tifozëve tanë të vijnë sa më shumë në stadium pasi mbështetja e tyre mbetet jetike për ne dhe për çdo futbollist. Ejani të gëzojmë së bashku rikthimin te fitoret që ju dhe ne i presim", përfundon thirrjen e tij për tifozët portieri i Besës, Festim Miraka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania