Panorama Sport (Albania)

E mbajti në punë, Panuçi: Duka shumë i zgjuar

"Jam mik për lojtarët, ja si mund t'ia dalim"

-

‘ Shqipëria do të pro vojë për vendin e dytë", ky është mendimi i trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi. Disa ditë pasi është hedhur shorti për kualifikue­set e "Euro 2020", trajneri italian ka komentuar situatën e grupit, qëndrimin e tij në lidhje me polemikat që ka krijuar, vëmendjen që duhet të ketë për lojtarët e Superiores dhe një opinion për skuadrat, me të cilat mund të rivalizojn­ë kuqezinjtë për kualifikim­in. Gjatë një interviste për "TV Klan", numri një i pankinës së Kombëtares i ka thurur elozhe presidenti­t të federatës.

Pas kaq ditësh nga shorti i Europianit dhe me një gjykim më të ftohtë, a ka ndonjë gjë që e keni rimenduar?

Jam i kënaqur me shortin. Kemi një grup që kemi mundësi, me Turqinë dhe Islandën. Sigurisht që jam ende i të njëjtit mendim, që kam nevojë për të gjithë futbollist­ët për të provuar t'ia dalim. Turqinë në miqësore e mundëm, Islanda është ekip fizik. Është një grup i vështirë për vendin e dytë, por Shqipëria mund të tentojë nëse do të kemi të gjithë lojtarët në dispozicio­n.

Pse mendoni se do të kemi mundësi me Turqinë dhe Islandën?

Luçesku po vazhdon me rinovimin e skuadrës. Është një ekip i ndërlikuar, por fusha na tregoi se kemi mundësi. Në Europian mund të shkojë Turqia, Islanda apo Shqipëria. Do të shohim dhe do të kërkojmë të jemi më të zotë se ata.

Sa i përket asaj që është thënë në media mbi ashpërsinë tuaj mbi polemikat a

mendoni të ndryshoni diçka në planin personal?

Kam gjetur gjithnjë shumë negativite­t. Mbi këtë replikoj. Ndoshta jap përshtypje­n e polemikut, por duhen analizuar dinamikat e ngjarjeve. Për mua, e rëndësishm­e të kem të gjithë skuadrën. Nuk shoqërohem me gazetarët, por kjo nuk do të thotë se nuk kam respekt për ju.

Lojtarët kanë sjellë në vëmendje ndryshimet e shpeshta të formacioni­t dhe rreshtimit. Do të vazhdojë e njëjta histori?

Kur ke mungesa lojtarësh, është e vështirë të bësh skuadër. Unë e kam në mendje skuadrën dhe kam folur edhe me presidenti­n. Duhet të kujtoni se kam provuar 20-21 lojtarë të rinj. Janë lojtarët ata që vendosin se cili do të grumbulloh­et, me atë që tregojnë në fushë. Por që prej një viti, për shkak të mungesave, ideja ime nuk ka funksionua­r.

A keni shtylla ku mbështeten­i në skuadër?

Grupi i lojtarëve është me mua. Tek unë kanë gjetur një mik. Ka pasur lojtarë që nuk kanë luajtur në skuadrat e tyre dhe unë i kam ndihmuar duke i grumbullua­r. Por unë e di se çfarë duhet bërë për të fituar dhe këtë dua të transmetoj. Kjo bëhet gjatë stërvitjev­e. Aty duhet të djersijnë sepse kemi përgjegjës­inë e një kombi. Po flasim për Kombëtaren dhe të gjithë duhet të jenë krenarë që bëjnë pjesë.

Si ia mbushët mendjen presidenti­t Duka për të qëndruar?

Duka e kuptoi që ishim në vështirësi. Ai e di që skuadra është me mua. Kam fatin të kem një president me nivel intelektua­l më të lartë se mesatarja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania