Panorama Sport (Albania)

Melo: Jemi pjekur, nëse duam titullin të mposhtim rivalët

-

Uilliam Melo pret një ndeshje të madhe ndaj Skënderbeu­t. Braziliani gjatë konferencë­s së dhënë për mediat theksoi se Kukësi është pjekur krahasuar me fazën e parë dhe, për të tentuar titullin, nuk ka në plan që të “falin” asnjë pikë. “Mendoj se skuadra është më e pjekur dhe më e përgatitur për këtë ndeshje. Jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje të madhe dhe do të marrim tri pikët. Një ekip që kërkon të dalë kampion nuk mund të kënaqet me barazimin. Kemi punuar mirë dhe do ta fitojmë këtë sfidë”, u shpreh fillimisht mesfushori. I pyetur për pritshmëri­në e Safet Gjicit dhe kritikat që presidenti pati për fitoren e vuajtur në Gjirokastë­r, 25-vjeçari tha: “E respektoj shumë mendimin e presidenti­t, por mendoj se tri pikët janë më të rëndësishm­e. Nëse ai nuk e ka pëlqyer ndeshjen, ka motivet e tij. Por nuk dua të hyj në këtë pjesë, pasi për mua kanë më rëndësi tri pikët e fituara”. RIVALITETI – Melo ka një “recetë” të thjeshtë për titullin, ai mendon se duke mposhtur radhazi Skënderbeu­n dhe Partizanin, do i afrohen edhe më shumë kreut. “Janë të dyja ndeshje të mëdha dhe nuk mund të bëj diferenca mes njërit apo tjetrit ekip. Nëse ne duam të jemi kampionë, duhet t’i mundim të dyja ekipet”, tha braziliani. ROLI - Mbrojtësi i linjës së majtë, i cili është duke u aktivizuar në mesfushë, flet edhe për ndryshimin e pozicionit. “Unë kam ardhur si mbrojtës i djathtë, por në Brazil kam luajtur në shumë pozicione. Për mua nuk ka rëndësi ku aktivizohe­m, rëndësi ka të jap maksimumin për ekipin tim. Aty ku trajneri më kërkon që të luaj, unë do të jap gjithnjë më të mirën për të arritur fitoret dhe realizuar objektivat”, deklaroi 25-vjeçari.

AMBIENTIMI – Me jetën në Shqipëri është ambientuar, edhe pse e pranon që stili i lojës është disi i ndryshëm nga Brazili. “Jam shumë i lumtur këtu dhe klubi më ka pritur mirë. Qyteti është shumë i mirë për të jetuar dhe jam ambientuar mirë. Mënyra e lojës është pak më ndryshe se në Brazil, pasi atje ka më shumë teknikë, ndërsa këtu kërkon më shumë forcë. Gjithsesi, jam mësuar me mënyrën e të luajturit në Shqipëri”. Në fund komenton edhe të ardhmen. Thekson se ka kontratë deri në fundin e këtij sezoni, megjithatë lë të hapur çdo mundësi për vazhdimësi­në. “Është shumë herët për të folur, kam një kontratë deri në fund të sezonit me Kukësin. Mundohem të shikoj më shumë nga e tashmja sesa nga e ardhmja. Jam shumë i lumtur momentalis­ht, në fund të sezonit do të flasim përsëri”, përfundoi Uilliam Melo. S.S

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania