Panorama Sport (Albania)

Kriza në sfond dhe shkëputja e Partizanit, ja për çfarë luhet

-

Objektivi titull është e përbashkët­a e shumë skuadrave në Kategorinë Superiore. Aq më tepër kur përballë vihen Kukësi dhe Skënderbeu, të cilat kanë rivalizuar mes tyre përgjatë çdo sezoni në vitet e fundit. Po sot për çfarë luhet? “Panorama Sport” sjell disa arsye pse kjo do të jetë një sfidë ku secila skuadër do kërkojë patjetër triumfin:

* Së pari, është një ndeshje ku secila prej tyre do të kërkojë që ta shfrytëzoj­ë për të mos humbur terren edhe më shumë ndaj ekipit kryesues.

* Së dyti, si Kukësi edhe Skënderbeu do të synojnë që të fitojnë këtë përballje, si dhe do të jenë me shpresën se të kuqtë do të ngecin në një transfertë si ajo me Teutën që këtë vit gjendet në pjesën e sipërme të tabelës dhe mund të bëhet pengesë për të kuqtë.

* Së treti, pas barazimit me Tiranën dhe humbjes me Teutën, Skënderbeu do ta vështirëso­nte shumë situatën e tij në rast të një rezultati negativ. Dy humbje radhazi do ta rëndonin gjendjen në raport me kreun.

* Së katërti, është një ndeshje ku Kukësi si gjithmonë vjen nën presion, pasi vetë objektivi madhor që ka dhe lënia e pikëve gjatë rrugës, bën që një tjetër hap fals të konsideroh­et si i ndaluar. * Së pesti, është një përballje që mund të përcaktojë shumë rrugëtimin e secilës prej këtyre dy ekipeve në lidhje me objektivin titull.

* Së gjashti, për Kukësin dëshira për fitore shtohet edhe nga fakti i humbjes në përballjen me korçarët në fazën e parë. Verilindor­ët do kërkojnë me çdo kusht që të shmangin një tjetër hap fals në raport me një kundërshta­r direkt sa u përket përballjev­e direkte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania