Panorama Sport (Albania)

Mici: Bëj tifo për Skënderbeu­n, Kukësi 30% më i dobët

“S’i ndaj dot presidentë­t, vendos Muzaka ose Shameti”

- ADELA MERKO

ledi Mici “voton” për Skënderbeu­n. Ka luajtur edhe me Kukësin gjatë karrierës së tij, e megjithatë duket se korçarët i kanë fituar zemrën. Mbrojtësi i linjës së majtë, i cili që prej verës së 2018- ës po mbron ngjyrat e Shkëndijës së Tetovës, “skanon” supersfidë­n e javës së 16- të dhe thekson se diferencën mund ta bëjë Muzaka ose Shameti. Në intervistë­n e dhënë ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”, 27- vjeçari sheh si fitimtar Shehin përballë Cungut në pankinë, ndërsa në tribunë nuk e ndan dot Takajn nga Gjici. Verilindor­ët i sheh të penalizuar nga mungesa e stadiumit, ndaj edhe i cilëson 30% më të dobët.

Gledi, si po shkon aventura në Tetovë dhe a ndiheni i kompletuar?

Aventura ime në Maqedoni po rezulton më shumë se pozitive. Jam ambientuar që javën e parë, të them të drejtën, pasi më pritën realisht shumë ngrohtë që të gjithë. Ndodhemi në vend të parë dhe tani që e mbyllëm 2018- ën nuk na mbetet tjetër, veçse të shijojmë pushimet.

Nga kampionët, te kampionët. Shpresoni që edhe me Shkëndijën të bëni historinë, ashtu si me Korçën në Europë?

Kam shumë besim që këtë verë me Shkëndijën do bëjmë historinë, duke u futur në grupet e Europa League. Veç cilësisë që ka grupi, edhe koeficient­in e kemi mjaft të lartë.

Luhet Kukësi- Skënderbeu, çfarë ndjesish i krijon Micit ky duel?

Është një duel i fortë, që vendos përballë dy ekipet më

në formë të viteve të fundit.

Si e parashikon­i dhe a mendoni se ka ndryshuar kjo përballje krahasuar me vitet e fundit?

Mendoj se ka ndryshuar në përbërje. Të dyja skuadrat nuk janë siç kanë qenë në 2-3 vitet e fundit, por sërish mendoj se kanë kualitete që kanë aftësinë për të garantuar një përballje të bukur dhe me ritëm të lartë.

Po Mici, për kë do të bëjë tifo?

Personalis­ht bëj tifo për Skënderbeu­n, por kam edhe shumë miq te Kukësi.

Dhe kush mendoni që

mund ta vendosë këtë takim?

Besoj se takime të tilla vendosen nga lojtarët me më eksperienc­ë. Zgjedh Muzakën nga njëra anë, ndërsa Shametin nga tjera, gjithnjë nëse do të luajë.

Barazimi do i mjaftonte secilës apo më shumë do të shërbente si “asist” për Partizanin kryesues?

Asnjë nga skuadrat nuk kanë mentalitet për t’u futur në fushë për barazim. Asnjërës nuk do i bënte punë një pikë.

Partizani, Skënderbeu apo Kukësi, cili është më i frikshëm këtë vit?

Mendoj se do jetë një luftë mes të treve për titullin, por duhet të përfshijmë edhe Teutën. Nuk duhet harruar, pasi kanë një grup të mirë këtë vit.

Meqenëse keni luajtur te të dyja ekipet, e dini fare mirë si funksionoj­në edhe klubet. Cilin cilësoni si më të organizuar se tjetri?

Pa dyshim, Skënderbeu­n. Mbetet klubi më i organizuar në të gjithë Shqipërinë, por duhet ta pranojmë që edhe presidenti i Kukësit mundohet që t’i japë skuadrës çdo gjë që të ndihet

komode. Megjithatë, korçarët mbeten një hap para.

Cilat janë avantazhet dhe disavantaz­het e secilës para këtij 90- minutëshi?

Mendoj se Kukësi ka disavantaz­hin më të madh këtë sezon, pasi nuk luan në shtëpi dhe praktikish­t është 30% më i dobët kur nuk luan në shtëpinë e vet. Skënderbeu është i avantazhua­r, pasi, edhe pse ka pasur largime, sërish ka ruajtur një bosht me lojtarë me eksperienc­ë dhe kanë të rinj në grup që e dinë si fitohet, pasi kanë qenë prezent gjithnjë aty.

Kur ishit te Kukësi titullin jua mori Skënderbeu, në vitin pasardhës u transferua­t në Korçë ndodhi e kundërta. Vjet morët titullin si bardhekuq, por nuk luajtët dot në Champions prej dënimit nga UEFA. Ju vjen keq që kurrë nuk e shijuat këtë trofe?

Ndihem mirë që kam qenë pjesë e dy skuadrave më të forta në Shqipëri, që luftojnë gjithmonë për titull. Nuk ndiej keqardhje, të tregohem i sinqertë, pasi futbolli në fund të fundit i tillë është. Është mirë që të ecim përpara, pa e kthyer kokën pas. Plus që këtë vit e shijova edhe kompeticio­nin e Champions Leagues me Shkëndijën kundër Red Bull Salzburg.

Cungu apo Shehi, kë shihni fitimtar nesër (sot)?

Te dy janë trajnerë shumë të përgatitur, po do të doja që të fitonte Orges Shehi.

Dhe për ta mbyllur, Takaj apo Gjici, cili është presidenti që ju ka lënë më shumë mbresa dhe ka qenë më korrekt?

Janë tipa të ndryshëm në fakt, por me të dy kam marrëdhëni­e shumë të mira. Ndaj përgjigjen për këtë pyetje do e lë... barazim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania