Panorama Sport (Albania)

Partizani humb tifozët kundër Kukësit, gjobë edhe për Tiranën

-

Partizani nuk luan më në 2018-ën me tifozë në shtëpi, ndërsa Tirana dënohet me gjobë për shkak se shkatërroi stadiumin "Selman Stërmasi". Komisioni i Disiplinës lëshon "shpullat pas derbit". E pësojnë dy ekipet me gjobë të fortë, ndërsa të kuqtë, të cilët nuk do të luajnë ndeshjen me Kukësin pa tifozë. Edhe Erzenit i mbyllet stadiumi, ndërsa Tirana B humbet takimin në tavolinë dhe i zbriten tri pikë.

Ja vendimet e Disiplinës

1. FK "Partizani", për sjellje të gabuar të tifozëve, hedhje të sendeve në fushën e lojës dhe përdorimin e mjeteve piroteknik­e, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

2. KF "Tirana", për sjellje të gabuar të tifozëve duke dëmtuar ambientet sportive të stadiumit "Selman Stërmasi", dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. KF "Erzeni", për sjellje të gabuar të tifozëve, hedhje të sendeve në fushën e lojës dhe përsëritje të shkeljeve disiplinor­e, dënohet me zhvillimin 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Gjoba shlyhet në masën 50%.

4. KF "Vllaznia" paralajmër­ohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinor­e që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregullore­t e tjera të FSHF.

5. FK "Tomori" paralajmër­ohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinor­e që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregullore­t e tjera të FSHF.

6. KF "Tirana B", për mosparaqit­je në ndeshje me KF "Tërbuni", dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero) si dhe zbritjen e 3 (tri) pikëve nga klasifikim­i.

7. Lojtari i KF "Maliqi", Devis Meçollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. FK "Skrapari", për sjellje të gabuar të spektatore­ve duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Gjoba shlyhet në masën 20%.

9. SHS "Albpetrol", në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmër­ohet se në rast përsëritje të shkeljeve, do të jetë subjekt i masave disiplinor­e që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregullore­t e tjera të FSHF.

10. Lojtari i FC "Term", Ertis Bregu, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 3 (tri) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. KF "Memaliaj", për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të lojës, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.

12. Lojtari i KF "Përmeti", Orgest Todhe, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 3 ( tri) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i KF "Butrinti", Justin Dadaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF "Vlora" U-19, Ardi Koçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet 12 ( dymbëdhjet­ë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF "Vlora" U- 19, Brigeld Islamaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe për përsëritje të kësaj shkeljeje disiplinor­e, dënohet 16 (gjashtëmbë­dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. KF "Kamza" U- 17, për mosparaqit­je në ndeshje me "Akademia AAS" U- 17, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).

17. KF "Dajti" femra, paralajmër­ohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinor­e që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregullore­t e tjera të FSHF.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania