Panorama Sport (Albania)

Luksi bardheblu, një formacion “yjesh” në... stol

S'ka rezultate, por skuadra e dytë qëndron kot

-

Luksi te Tirana është aq i madh, sa në stol bardheblut­ë kanë një ekip të dytë, që fare mirë mund të luajë në Superiore dhe të garojë me ekipet e forta. Ndonëse shtatë javët e fundit bardheblut­ë kanë bërë një "vrimë në ujë", trajneri Ardian Mema vazhdon me 11shen që ka fiksuar që në fillim të ardhjes së tij. Me dy-tri ndryshime, vetëm në emra, Mema ka luajtur takimet e fundit ku ka marrë vetëm tri pikë. Gjithsesi, ironia më e madhe në këtë histori është fakti se bardheblut­ë jo vetëm që kanë një organikë të plotë, por formacioni i dytë mund të ketë edhe lojtarë më të fortë. Duke filluar nga porta ku qëndron Ilion Lika e deri te sulmi, ku është treshja Blazhevski-Ngo-Muçi me 5 gola së bashku, lojtarët qëndrojnë në stol. Për të mos folur për KërçikuTur­tulli-Berisha, të cilët kanë luajtur në shumë takime titullarë, apo Mavejen dhe Kobinën, po titullarë në mesfushë, të gjithë po i shohin ndeshjet nga jashtë, me pak apo aspak minuta në këmbë. Të rinjtë, Stafa, Ismailgeci apo Çelhaka, që nuk janë provuar asnjë minutë, por që fare mirë mund të jenë titullarë tek ekipi i dytë. Edhe Cake ka luajtur titullar në mbrojtje. Shkurt, Tirana jo vetëm që ka një ekip të parë, me Abibin, Dokën, Atingën, Hoxhallari­n, Imamin, Dajën, Hasanin, Karabecin, Sentamunë, Halilin e Grecën, por në stol mban pjesën më të paguar të futbollist­ëve, që nëse do të luanin ata një ndeshje, kushedi, mund të sillnin fitoren. Gjithsesi, çuditë te Tirana janë të mëdha dhe kjo e një formacioni të plotë që qëndron në stol është një "ironi e fatit më vete".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania