Panorama Sport (Albania)

Kuka do "kokën" e Tiranës: U tregoj që gabuan me mua

-

Kastrioti do të përballet nesër me Tiranën, në një ndeshje të rëndësishm­e për të dyja skuadrat, të cilat duan t'i largohen sa më parë fundit të tabelës. Për Klajdi Kukën, "gardianin" e krutanëve, përballja me Tiranën është e rëndësishm­e, pasi të dyja skuadrat kanë nevojë për pikë. "Sigurisht që fitoret të japin siguri dhe shpresë. Është e dyta rresht në fushën tonë dhe mendoj që kemi fituar goxha siguri në vetvete, gjë e cila na ka munguar disi në fillimin e sezonit. Fitorja e fundit ndaj Flamurtari­t na ndihmoi shumë, si moralisht, edhe psikologji­kisht, dhe kjo do të jetë një plus edhe për ndeshjen e radhës", është shprehur në fillim Kuka. Mirëpo, sipas tij, Kastrioti do të bëjë të pamundurën që të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo përballje me Tiranën. "Çdo ndeshje ndaj çdo kundërshta­ri ka vështirësi­në e vet, mbi të gjitha kur luhet ndaj një rivali direkt për mbijetesë. Ndaj, kjo ndeshje, për vetë objektivat që kanë të dyja ekipet, do të jetë e vështirë, shpresoj që në fund të jemi ne ata që do të triumfojmë. Ndaj Tiranës luaj gjithmonë 200 %, sepse dua t'i tregoj që kanë bërë gabim që nuk besuan tek unë 10 vite më parë. Kemi gjatë gjithë javës që punojmë me shumë seriozitet, mendoj që i kemi të gjitha mundësitë për të mos dalë pa pikë. Po kalojmë një formë të mirë së fundmi. Me ardhjen e trajnerit Stavri Nica, skuadra ka ndryshuar shumë dhe lojërat e zhvilluara kanë qenë të barabarta me kundërshta­rët. Shpresojmë që dhe në këtë ndeshje të mbajmë të njëjtin ritëm. Dhe nëse luajmë si në ndeshjet e fundit, jam i bindur që do t'ia dalim", mbylli ish-portieri i Tiranës, aktualisht te Kastrioti, Klajdi Kuka. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania