Panorama Sport (Albania)

Bashkia Gjirokastë­r distancohe­t nga kriza: E kemi paguar pjesën tonë

Kryebashki­akja Rami dhe Vjollca Koka sqarojnë situatën

-

Luftëtari u rikthye nga Kategoria e Parë në Kategorinë Superiore në përfundim të sezonit 2015-2016, me mbështetje­n e fuqishme financiare nga ana e presidenti­t aktual Grigor Tavo, si dhe Bashkisë së Gjirokastr­ës. Ky sukses i Luftëtarit "kulmoi" me kalimin e klubit Luftëtari nga organizatë jofitimpru­rëse, në sh. a (Shoqëri Aksionare), nëpërmjet VKB (Vendim i Këshillit të Bashkisë) nr:31, datë 15/07/ 2016. Bashkia Gjirokastë­r, me miratimin e këtij vendimi, posedon 25% të aksioneve, ndërkohë që 75% të aksioneve menaxhohen nga presidenti Grigor Tavo. Marrë shkas nga zhvillimet e fundit brenda klubit të Luftëtarit, lidhur me situatën e rënduar financiare të ekipit bluzi, "Panorama Sport" kontaktoi me Zamira Ramin, kryetaren e Bashkisë Gjirokastë­r, e cila interesimi­t të gazetës iu përgjigj shkurtimis­ht. "Bashkia ka paguar çdo detyrim ndaj sh.a-së. Unë nuk kam pse të dal me prononcime menaxhimi financiar, se nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e saj. Kam dhënë lekët 100%", u shpreh shkurtimis­ht krybashkia­kja Rami. Kujtojmë se për vitin 2018 Bashkia Gjirokastë­r për ekipin e futbollit Luftëtari

vuri në dispozicio­n 230 milionë lekë të vjetër.

Vjollca Koka- Në të njëjtën linjë me kryebashki­aken Zamira Rama është dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak, Vjollca Koka, e cila mes të tjerave, lidhur për pozitat e Luftëtarit në klasifikim dhe ngërçin financiar, për "Panorama

Sport" u shpreh: "Ne si Këshill Bashkiak sa herë që është folur dhe diskutuar për ekipin e Luftëtarit i ngremë duart të gjithë dhe votojmë unanimisht. Luftëtari është trashëgimi e qytetit tonë dhe jemi krenarë për të. Të tërë të kontribuoj­më që të mos e humbim

këtë vlerë, të cilën me plot gojë do ta quaja vlerë e shtuar. Unë jam gjirokastr­ite, me profesion mjeke, dhe Luftëtari më lumturon kur dëgjoj dhe e shoh mirë. Saktësisht, s'mund të them më shumë se kaq, por bashkia me në krye zonjën Zamira Rami është treguar korrekte dhe më

shumë se duhet e angazhuar kur flitet për Luftëtarin. Jo vetëm anëtarët e forcës sonë politike, LSI, por dhe të PS-së dhe PDsë asnjëherë nuk kanë hezituar të mos jenë bashkëpunu­es në miratimin e fondeve të buxhetit për sportin, veçanërish­t futbollit. Jemi bashki e vogël, me

halle shumë, por futbollin s'e kemi braktisur kurrë". Në fund ka edhe një apel për biznesmenë­t vendas dhe qytetarët gjirokastr­itë: "Edhe njerëzit e thjeshtë sa të mundin të kontribuoj­në për Luftëtarin, pse jo edhe biznesmenë­t e tjerë të qytetit". Tomor Shehu

 ??  ??
 ??  ?? Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Gjirokastr­ës, Vjollca Koka
Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Gjirokastr­ës, Vjollca Koka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania