Panorama Sport (Albania)

Presioni i Teutës, lojtarët e Partizanit thirrje tifozëve

"Kemi nevojë për mbështetje, ju presim në 'Niko Dovana'"

- ILIR CARA

Prej kohësh është evidentuar se ti fozët e Partizanit kanë "hyrë në ujë". Prania e tyre në stadium nuk është në nivelin dhe ecurinë e skuadrës së drejtuar nga Skënder Gega. Derbi i fundit tregoi se sa terren kanë humbur mbështetës­it e kuq, pasi nuk arritën të mbushin sektorët e planifikua­r për ata në stadiumin "Selman Stërmasi". Nesër të kuqtë janë mysafirë në Durrës, ku përballë do të kenë Teutën e Bledi Shkëmbit, që pas humbjes me Partizanin në kryeqytet, 3- 0, në fazën e parë, nuk e njeh humbjen dhe u është shtuar "oreksi". Drejtuesit durrsakë janë mobilizuar, në mënyrë që të sjellin sa më shumë tifozë në "Niko Do- vana" për të mbështetur Teutën ndaj "demave". Situata organizati­ve e durrsakëve ka bërë që të lëvizin edhe në kampin e kuq. Presioni që vjen nga jashtë fushe nga Durrësi ka sjellë një reagim ndryshe nga lojtarët e Partizanit, të cilët si rrallëherë dje kanë shpërndarë në mënyrë unanime një mesazh sensibiliz­ues për tifozët e kuq. "Kemi nevojë për shumë mbështetje në këtë ndeshje. Presim që të vijë çdo tifoz të mbështesë ekipin. Kemi nevojë më shumë se kurrë të jeni në stadium prezent. Ora 17:00, në Niko Dovana". Ky ishte mesazhi i shpërndarë në profilet e tyre në rrjetet sociale në mënyrë dominuese nga lojtarët e Partizanit, duke filluar nga Lorenc Trashi, Bruno Telushi, Jurgen Bardhi, Erald Çinari, Labinot Ibrahimi, Esat Mala, Rubin Hebaj etj. Nuk dihen arsyet pse lojtarët e Partizanit kanë gjetur këtë mënyrë sensibiliz­uese, por duket se kanë presion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania