Panorama Sport (Albania)

"Ja çfarë i duhet Partizanit për të fituar titullin kampion"

-

Ish-kapiteni i Partizanit, përparim Daiu, përmes një postimi në profilin e tij në "Facebook" evidenton se çfarë i duhet ekipit për të qenë të sigurt për titullin kampion. Ja komenti i Daiut: "Deri tani, ecuria e ekipit ka qenë e mirë. Kjo, për meritë të trajnerit Skënder Gega, që ka futur dhe injektuar frymën e grupit, grintën, përgjegjës­inë dhe vlerën që ka bluza e Partizanit, seriozitet­in dhe rregullin dhe janë në rrugën e duhur për të vazhduar drejt titullit kampion. Por, lindin disa pyetje: a janë kapacitete­t e duhura në organikën e momentit që ka Partizani për të qenë i sigurt në rrugën e titullit? A kanë qenë ndeshjet me rivalët direkt një supremaci dhe diktat me loje nga Partizani? Unë mendoj se kanë qenë prezenca të mjaftueshm­e dhe që na gëzojnë. Për momentin ndodhemi në krye, por që të jem i sinqertë dhe të kem besimin maksimal për t'u shpallur kampion, kam përsëri rezerva. Kjo, për vetë kontingjen­tin në reparte të veçanta, ku klubi duhet të ndërhyjë urgjentish­t në merkaton e janarit. Kështu, atë ëndërr që prej vitesh e kemi, mund ta bëjmë realitet. Kjo ëndërr e ka emrin 'Partizani kampion'. Gjithmonë, citoj mendimin tim personal, nisur nga kjo ëndërr e kjo dëshirë. Sugjerimi im është për të afruar dy mbrojtës cilësorë krahu, që do të ishin një siguri më shumë në aspektin difensiv, por edhe një armë e fuqishme ofensive, në mbështetje të repartit të mesfushës, që është më cilësori (Trashi, Mala, Bardhi, Asani, Telushi etj.) dhe një bomber 'race'. Shpresoj që me profesiona­lizmin e drejtuesve të realizohen këto blerje, e kjo ëndërr të bëhet realitet për të gjithë dashamirës­it, tifozët dhe ish-futbollist­ët e Partizanit. Shpresoj që në fund të sezonit futbollist­ik të festojmë të gjithë bashkë titullin kampion".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania