Panorama Sport (Albania)

Frashëri: Për vetë pozitat që kemi, nuk na lejohen gabimet

Kamza / Mbrojtësi paralajmër­on fitoren në sfidën me Luftëtarin

-

Kamza po stërvitet rregullish­t për sfidën me Luftëtarin. Të gjithë, si drejtuesit e klubit, po ashtu edhe stafi teknik, por dhe vetë lojtarët, janë të fiksuar për fitore në këtë takim me Luftëtarin, skuadër me të cilën do të luajnë të dielën. Vijon normalitet­i në stërvitje dhe në grupin e lojtarëve, të cilët janë të gjithë të gatshëm për këtë takim. Dje, skuadra ka zhvilluar dhe një test lidhur me formacioni­n e mundshëm, që Gjoka do ta paraqesë të dielën. Gjithashtu, për të provuar sulmuesit, janë zbatuar disa skema, nga të cilat kërkohet të përfitohet dhe goli. Janë zbatuar edhe disa skema të mundshme të kundërshta­rit për të provuar mbrojtjen e Kamzës. Mbrojtësi i djathtë i kamzalinjv­e, Erlis Frashëri, një nga më aktivët dhe më të mirët në fushë për ekipin, gjatë një prononcimi lidhur me këtë takim, pohon se Kamza është e destinuar për fitore. Madje, sipas tij, këtë optimizëm skuadra e ka duke u nisur edhe nga ndeshja e kaluar kundër Laçit. “Është një sfidë që kërkon përqendrim, pasi Luftëtari ka elementë që të surprizojn­ë. Por ekipi ynë këtë ndeshje është i destinuar për të fituar, sepse vetë pozitat tona e kërkojnë një gjë të tillë. Duke qenë se përballë kemi një rival direkt në “luftën” për mbijetesë, fitorja është më shumë se një qëllim. Jemi të destinuar për tri pikë. Aq më tepër që skuadra jonë luan në fushën e saj”, u shpreh Frashëri. Lidhur me aventurën e tij me skuadrën gjirokastr­ite, gjatë sezoneve 2014-‘15 dhe 2015-‘16, Frashëri shprehet se kanë qenë vite që i kanë lënë mbresa dhe se është i lumtur që ka kaluar një periudhë të shkurtër me këtë ekip. “Te Luftëtari kam kaluar një periudhë të bukur. Atje kam pasur e kam plot miq e shokë. Për atë qytet ruaj mbresat më të mira lidhur me tifozërinë dhe grupin e lojtarëve që kemi qenë së bashku. Sigurisht, kjo nuk më emocionon për ndeshjen e së dielës, pasi si profesioni­st që jemi, ne dëshirojmë të fitojë skuadra, me të cilën luajmë”, e mbyll Frashëri. Abdulla Dushku

 ??  ?? Erlis Frashëri
Erlis Frashëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania