Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, sakrificë për “finalen”

Sfida me Dinamon luhet në Pezë, trajneri Lika i beson sërish formacioni­t fitues

- ADMIR URUÇI

llaznia ka ndry shuar strategji për t’iu përshtatur sa më mirë “finales”, që do të luajë të dielën ndaj Dinamos në Pezë. Trajneri Hasan Lika ka vendosur të ndryshojë fushën e stërvitjes për skuadrën. Këto ditë, skuadra nuk është stërvitur në fushën e Shtojit si gjithmonë gjatë këtij sezoni, por është zhvendosur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Një gjë e tillë nuk ka pasur të bëjë fare me kushtet atmosferik­e, por vetëm me faktin e thjeshtë se ai ka kërkuar që të përshtatë ekipin me tapetin e fushës ku do të zhvillohet ndeshja ndaj Dinamos. Vllaznia do të luajë në një fushë me bar sintetik dhe për këtë ai e ka zhvendosur

edhe stërvitjen në ambientet e fushës sportive “Reshit Rusi”, që është me bar artificial. Për më tepër, tekniku ka kërkuar që të ruajë lojtarët e tij nga një ndonjë dëmtim që mund t’i ndodhë nga zhvillimi i takimeve në fusha të tilla dhe në këtë mënyrë, stërvitjet po i zhvillon aty, që lojtarët të mësohen disi. Një pjesë të ndeshjeve si pritëse këtë sezon, Vllaznia i ka zhvilluar pikërisht në “Reshit Rusi” dhe përshtatja e lojtarëve nuk është shumë e vështirë. Fatmirësis­ht, deri në këto momente, stafi teknik ka të gatshëm dhe në formë mjaft optimale të gjithë lojtarët. FORMACIONI Tekniku Lika nuk ka asnjë dyshim për 11 lojtarët që do të hedhë nga minuta e parë në takimin me Dinamon. Ai do t’i qëndrojë besnik formacioni­t fitues në dy takimet e fundit.

Përveç fitoreve të arritura, ai është shprehur se i ka pëlqyer edhe loja e skuadrës së tij. Nisur nga kjo, ai pritet që të hedhë nga minuta e parë në portë Sherrin, ndërsa mbrojtja do të jetë sërish me treshen Zeqja, Malota e Ignat. Mesi i fushës do të ketë katërshen e përbërë

nga Gocaj e Gurishta në krahë, ndërsa në qendër do të jenë sërish dyshja Krymi e Tafili. Kapiteni Gilman Lika dhe Hajdari do të jenë në krah të Xhunior, që është pika e referimit e sulmit shkodran. Skema që do të përdorë tekniku edhe për këtë takim do të jetë 3-4-2-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania