Panorama Sport (Albania)

Fierakët me strategji tjetër, nuk ka deklarata bombastike

-

Qetësi “olimpike” dhe përgatitje normale e pa sforco e fierakëve, njësoj si përpara çdo ndeshjeje të radhës në kampionat. Seriozë dhe të impenjuar për t’u përballuar denjësisht edhe me Bylisin kryesues e për të dalë me rezultat pozitiv nga “Adush Muça”, fierakët janë shpërfillë­s ndaj deklarimev­e pompoze të mallakastr­iotëve dhe kanë një qëndrim unison për atë që ballshiotë­t po thonë në media. “Avaz i njohur dhe ‘kronik’ i Bylisit: rrahin gjoksin përpara çdo takimi dhe ankohen për gjykimin pas ndeshjeve të dështuara!”. Rudin Nako është pjesë e “gardës” më korrekte të futbollit, jo vetëm në fushë, por edhe në deklarime. Respektues ndaj çdo kundërshta­ri, jo për kortezi e fasadë, por si etikë reale që ai bën për futbollin, bazuar në shprehjen e njohur “topi është i rrumbullak­ët!”. Nuk është marrë kurrë me çfarë thotë pala kundërshta­re përpara ndeshjes së radhës, parim i tij, por preferon gjithmonë të flasë për atë që sheh dhe konstaton brenda “familjes” së tij futbollist­ike, skuadrës ku luan. “Së pari, dua të them që kurrë nuk jam marrë me ato që thotë kundërshta­ri. Çdo skuadër ka strategjin­ë e saj përpara një ‘ beteje’. Luajmë me Bylisin, skuadër shumë e mirë, vendi i parë në grupin tonë dhe bravo i qoftë! Por, le ta bëjmë ndeshjen në fushë, atje ku futbolli ‘flet’ siç duhet dhe më mirë se të gjitha deklarimet e parakohshm­e. Unë them se do të jetë një ndeshje e luftuar fort dhe të tri rezultatet janë të mundshme. Por, ajo që dua të theksoj me forcë dhe jo për lajm apo ‘balancim’ të kahut tjetër, është: nuk ka skuadër që na mposht në asnjë fushë, nëse luajmë si dy ndeshjet e fundit”, thotë Nako. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania