Panorama Sport (Albania)

Peposhi injoron fierakët: Apolonia nuk është rivali ynë

Mbrojtësi i Bylisit ndez supersfidë­n e së shtunës

-

Ardit Peposhi është një nga lojtarët e afruar gjatë verës në Ballsh dhe që po bën diferencën këtë sezon. Peposhi është një futbollist mjaft cilësor në linjën e majtë, ndërsa në një prononcim për “Panora Sport”, lidhur me ecurinë e Bylisit deri më tani dhe ndeshjen e radhës me Turbinën në transfertë, ku edhe shënoi golin e parë duke i hapur rrugë fitores së ballshiotë­ve, ka pohuar: “Bylisi i këtij sezoni është një ekip që është ndërtuar për t’u rikthyer në Superiore, kjo ka qenë edhe një arsye që unë i kam thënë ‘po’ presidenti­t Besnik Kapllanaj kur më ka kërkuar në verë. Pa thënë se edhe kushtet financiare këtu janë shumë të mira. Në ekip ka kualitete dhe lojtarë me eksperienc­ë si dhe të rinj shumë ta talentuar që Bylisi i ka pjesë të projektit afatgjatë. Madje, unë dua të them që ne kemi një ekip që meritonte sot të ishte në krye, pasi gjatë rrugës kemi gabuar, por ama edhe nuk na është dhënë ajo që na takon. Sa i përket ndeshjes së shkuar në transfertë me Turbinën, ne e kemi fituar duke dhënë më të mirën tonë, pasi ka qenë një përballje shumë delikate në lidhje me synimin tonë. Natyrisht që jam i lumtur sepse edhe goli më bëri mirë në aspektin psikologji­k”, tha Peposhi. Ndërsa në lidhje me sfidën ndaj Apolonisë, lojtari i Bylisit shprehet: “E vlerësojmë shumë ndeshjen me skuadrën e Apolonisë, por ky Bylis ka kundërshta­r vetëm veten. Apoloninë e pret humbja, ashtu si dhe ekipet e tjera rivale si Pogradeci e Egnatia, që janë mundur në fushën tonë. Bylisi ka shumë diferenca me ekipet e këtij grupi, madje Apolonia dhe të tjerët janë disa shkallë poshtë nesh në shumë aspekte”, përfundoi Peposhi. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania