Panorama Sport (Albania)

Rrëfimi i rrallë, Dimo: 11-shja ideale, Skënderbeu një ëndërr

“Pse mbaj 22 në fanellë, nisa karrierën me dy penallti”

- BUJAR RAMA

urrë nuk është e tepërt të shkruash për Amarildo Dimon, një ndër futbollist­ët model të këtij sporti në Shqipëri. Më shumë se sfida që vetë lojtari po i bën moshës, është performanc­a e tij në fushë që e miklon gjithmonë median për të qenë e vëmendshme ndaj tij dhe rasteve të ngjashme. Dimo ka më shumë se gjysmën e jetës së tij në futboll, i katërti në “top listën” e futbollist­ëve me moshën më të madhe në të gjithë Kategorinë e Parë dhe nga më të aktivizuar­it e këtij grupi. I diplomuar për ekonomi kontabël, babai i Ajlës 7 vjeç dhe Amaros 3vjeçar, Dimo është profesioni­st i mirë, prind dhe bashkëshor­t shembullor e pa diskutim një sportist referencia­l për atë që përfaqëson në fushën e blertë dhe jashtë saj. I ka provuar të gjitha në gati dy dekada të futbollit profesioni­st: ka luajtur që nga skuadra të niveleve modeste e gjer te kurorëzimi 3 herë kampion me Skënderbeu­n; që nga vlerësimet si idhull e gjer tek akuzat që bien ndesh me moralin e tij njerëzor dhe sportiv; që nga këmbëngulj­a për ta bërë pjesë të skuadrës e gjer te largimet më absurde nga e njëjta skuadër, se “paskësh qenë i vjetër në moshë”... Por, ai është ngritur mbi të gjitha sfidat e paragjykim­et dhe vazhdon edhe paskëtaj të japë “leksione” futbolli nga “katedra” më e mirë e këtij sporti, fusha; dhe dita që Dimo të mos luajë më duket shumë e largët në qiellin sportiv. Përtej natyrës së tij të zakonshme plot hoka, humor dhe ngacmime të çiltra, “Biqja” (akronimi i Dimos), pranon të bëjë një rrëfim të veçantë dhe ekskluziv për gazetën “Panorama Sport”.

Cilat janë kontaktet e para me topin, fillesat më të hershme me moshat, trajnerët e parë të Dimos?

Fillesat janë shumë shpejt, në moshën 11-12 vjeçare, me ekipet zinxhirë të Apolonisë. Trajneri i parë ka qenë i paharruari Petrit Dule, i cili nuk jeton më, trajner dhe prind i dytë për të gjithë ne dhe që ruaj respekt të jashtëzako­nshëm e i kushtoj homazh të veçantë. Pastaj, në ekipet e paratërinj­ve dhe të rinjve të klubit.

Cila është ndeshja juaj premierë me ekipin e parë? Me cilën skuadër dhe kundër kujt?

Ndeshja premierë ka qenë në shkurt të vitit 2002 kundër Bylisit. Atëherë luaja me Luftëtarin dhe mbaja në shpinë numrin 9. Kam hyrë në fushë në minutën e 61-të, kam fituar dy penallti të realizuara nga Çoni dhe kemi fituar 2-1.

Rikthimi në Fier i ishkapiten­it si kundërshta­r. Ç’ndjesi pati Dimo?

Normalisht që ishte një ndeshje e veçantë, se deri përpara 3 muajsh isha kapiten i ekipit dhe këtë herë më duhej të luaja si kundërshta­r. Megjithatë, kur futesh në fushë, çdo gjë zerohet dhe përqendroh­esh vetëm te ndeshja, duke kërkuar më të mirën për skuadrën që luan. Është pjesë e profesioni­t.

Vlerësime dhe mbresa për secilën skuadër, me të cilën keni luajtur...

Me secilën skuadër ruaj kujtimet më të mira në çdo aspekt, pa përjashtim dhe pavarësish­t nga kategoria. Pasuria më e madhe janë shokët. Pa dyshim që Skënderbeu mbetet “qershia mbi tortë”, por kudo kam kujtime shumë të bukura: në Gjirokastë­r, Cakran, Ballsh, Fier e po se po edhe këtu në Rrogozhinë.

Zhgënjimi më i madh sportiv i Dimos?

Zhgënjimi më i madh eliminimi i Skënderbeu­t nga Çernomoret­s me penallti më 2014- ën dhe humbja me Teutën, kur s’e mbajtëm dot Apoloninë në Superiore, pas një pjese të dytë të kampionati­t të shkëlqyer.

Ç’marrëdhëni­e keni sot me Apoloninë?

Pothuajse asnjë marrëdhëni­e. Gjithsekus­h në punën e vet, thjesht ndonjë telefonatë me ndonjë shok, më shumë me Çakon dhe Hysenshaha­jn, që kemi qenë gjatë 3 viteve e gjysmë bashkë.

Si e vlerësoni ecurinë e gjertanish­me dhe mundësitë e mëtejshme të Apolonisë?

Mendoj se nuk është se ka bërë ndonjë ecuri që mund të lërë ndonjë përshtypje me suportin që ka pasur nga presidenca, por duhet që lojtarët më me eksperienc­ë të marrin më shumë përsipër. Dy javët e fundit ka përmirësua­r diçka, por mendoj se duhet të bëjë akoma më shumë për të qenë bindëse.

Ç’është Egnatia për Dimon, gjer ku mund të shkojë kjo skuadër?

Egnatia për mua është një shtëpi, një ekip që më ka mirëpritur qysh ditën e parë dhe më duhet t’ia shpërblej për besimin që kanë shfaqur kundrejt emrit tim dhe punës në fushë. Kjo skuadër i ka kapacitete­t, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Shpresoj të shkojmë në elitë.

Me çfarë numrash në fanellë keni luajtur? Ju kujtohet cilin numër keni mbajtur më gjatë në shpinë?

Numrat që kam luajtur në fillim… Ka qenë numri 3, sepse 2- shi ishte i zënë. Në vazhdim kam mbajtur

numrin 2 dhe, ngaqë të dy fëmijët e mi kanë lindur në datën 22, vendosa të mbaj 22-shin. Numri 2 ka qenë i preferuari im, sepse e ka mbajtur një lojtar që për mua ka qenë shembull qysh fëmijë dhe e shihja me karizmë, ish- kapiteni i Apolonisë, Dashnor Bita.

Ndeshjet që ju kanë shijuar më shumë në karrierën tuaj?

Ndeshjet që më kanë shijuar më shumë, mund të veçoj ballafaqim­et e Luftëtarit me Tepelenën, të Bylisit kundër Flamurtari­t, të Skënderbeu­t kundër Tiranës,

të Apolonisë kundër Lushnjës dhe të Egnatias kundër Apolonisë.

Po ndeshjet negative që nuk do të donit t’i kishit luajtur?

Ndeshje negative, në aspektin personal: me Bylisin kundër Flamurtari­t, më 2011- ën, kur fituam ndaj vlonjatëve, që dolën nënkampion­ë atë sezon, dhe me Apoloninë në Tiranë, ku Tirana fitoi 5-1.

Nga futbollist­ët me të cilët keni luajtur në të njëjtën skuadër, cilin do të veçonit?

Ka shumë, s’mund t’i përmend dot të gjithë, megjithatë do të veçoja: Fjodor Xhafa, Orges Shehin, Emanuel Egbo, Renato Arapi, Igli Allmuça, Bledi Shkëmbi, Tefik Osmani, Fatjon Sefa, Gjergji Muzaka dhe Enkel Alikaj, se mërzitet ai (qesh).

Cila është 11-shja ideale e Dimos, duke përzgjedhu­r lojtarë nga të gjitha ekipet ku keni luajtur gjatë gjithë karrierës?

Shehi, Souza, Radas, Osmani, Arapi, Lilaj Shkëmbi, Allmuça, Muzaka, Fjodor Xhafa, Alikaj.

Si ju duket gara në Grupin B të Kategorisë së Parë?

Garë e fortë dhe shpresojmë të vazhdojë kështu, por kam përshtypje­n se kur të ndahen grupet, ekipet për mbijetesë do kenë shumë diferencë dhe s’do të ketë ndeshje me rivalitet të vërtetë. Qofsha i gabuar!

Familjar, bashkëshor­t, prind, a ju kanë penguar këto obligime në karrierën tuaj sportive?

Jo, nuk kanë qenë aspak pengesë, përkundraz­i më kanë ndihmuar dhe përkrahur, duke ma bërë gjithçka më të lehtë. Çdo gjë ka vendin e vet, nëse dëshiron.

Shpesh ju kanë artikuluar si hileqar dhe ekzagjerue­s në fushë, kur ka ndonjë ndërhyrje të parregullt nga kundërshta­rët apo kjo është pjesë e “lojës brenda lojës”?

Në fushë dua të fitoj gjithmonë, me apo pa hile; kjo është lojë. Unë nuk pretendoj të marr çmimin “Fair Play”, kështu që bëj çdo gjë për të fituar.

Cila skuadër shqiptare ju ka mbetur peng që nuk keni qenë pjesë e saj?

Nuk kam asnjë peng që s’kam qenë pjesë e ndonjë skuadre që s’kam luajtur. Kam qenë në skuadrën më të mirë në 10-vjeçarin e fundit dhe jam krenar për veten time.

Nëse ju vinte një ofertë rikthimi nga Apolonia, do ta pranonit?

Nuk besoj se do të ndodhë një gjë e tillë, por unë kam një kontratë me Egnatian deri në qershor 2019. Megjithatë, Apolonia ka tjetër strategji: të promovojë të rinjtë. Nëse do isha unë atje, do duhej të luanin me 10 veta, se unë duhej të luaja sa për dy, për moshën që kam, sepse 36 pjesëtuar për 2 bëjnë dy lojtarë 18vjeçarë.

Çfarë është numri 36 për Dimon?

Numri 36 s’e di çfarë është… Mendoj se është një numër dyshifror, numër çift dhe nuk besoj se shifra e parë do të jetë tregues për vitin kur do ta lë futbollin; besoj se duhet të jetë me 4 (qesh).

E keni menduar ndonjëherë ditën kur “do të varësh këpucët në gozhdë”? Si vjen ai moment në imagjinatë­n e Dimos?

Patjetër, por do ia lë kohës. Kur të mos kem më dëshirë për t’u stërvitur, do ia mbush mendjen vetes që duhet të largohem përpara se të më largojnë.

E mendoni veten si trajner në të ardhmen?

S’e di, ndoshta mundet, dëshira nuk më mungon. Kam kryer një kurs kualifikim­i “UEFA B”, por le t’i bëjmë hapat e matur dhe në kohën e duhur. Është ende shpejt për të menduar për këtë gjë, pasi unë ende jam futbollist.

 ??  ?? Amarildo Dimo kur luante me Skënderbeu­n
Amarildo Dimo kur luante me Skënderbeu­n
 ??  ?? Amarildo Dimo së bashku me familjen e tij
Amarildo Dimo së bashku me familjen e tij
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania