Panorama Sport (Albania)

Vuajtjet e Besëlidhje­s, Dibra bën analizën

Kapiteni i lezhjanëve: E nisëm garën keq, rikthehemi me trajnerin Gjoni

-

Besëlidhja po shkon drejt mbylljes së javës stërvitore për ndeshjen që do të luajë nesër në transfertë ndaj Veleçikut. Dy humbjet radhazi që pësoi Besëlidhja bënë që të shfaqej hija e zezë, e cila e kishte ndjekur deri në mbyllje të javës së pestë kur u dorëhoq trajneri Ndriçim Kashami. Tani që në krye të pankinës së Besëlidhje­s është ulur Vladimir Gjoni, janë ringjallur shpresat. Edhe kapiteni i Besëlidhje­s, mbrojtësi shkodran Kledi Dibra, është i qartë në objektiva, ndonëse renditja në tabelën e klasifikim­it nuk është e favorshme pasi rrezikohet edhe 5- shja e parë. Në një prononcim për gazetën, Dibra shprehet: "Besëlidhja gjatë këtij sezoni nuk ka pasur qëndrueshm­ëri. Kampionati­n e nisëm keq, u riorganizu­am duke ia dalë që në tri ndeshje radhazi të merrnim pikët maksimale si brenda, ashtu edhe në transfertë. Që nga e marta e javës së shkuar jemi vënë nën urdhrat e trajnerit Vladimir Gjoni, një trajner i suksesshëm për këtë kategori, ndaj besojmë se këtë trend do ta ruajmë. Unë e njoh shumë mirë Besëlidhje­n, pasi që 19 vjeç kam veshur fanellën e saj dhe tashmë vijoj sezonin e tetë radhazi me këtë ekip dhe jam mjaft i lumtur për këtë. Kjo fanellë më ka dhuruar pjesën dërrmuese të emocioneve që të fal futbolli, si negativet, ashtu edhe ato pozitive. Duke lënë pas historinë dhe emocionet, tani po flas vetëm për sfidën e radhës që po përgatitem­i seriozisht, që do ta luajmë në transfertë ndaj Veleçikut. Është një skuadër me futboll të stilit shkodran. Besoj shumë se do arrijmë të fitojmë ndaj kësaj skuadre", deklaroi Dibra. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania