Panorama Sport (Albania)

Shqipëria kundër Greqisë, Dede: Dua kualifikim­in

-

Shqipëria e 17 dhe 19-vjeçarëve ka mësuar kundërshta­rët për kualifikue­set e radhës. Dje është hedhur shorti, ku kuqezinjtë e vegjël kanë parë edhe ekipet, me të cilat do të përballen gjatë vjeshtës së ardhshme. Në raundin elitar do të kualifikoh­en dy vendet e para të çdo grupi dhe katër skuadrat më të mira në vend të tretë.

Kombëtarja U-17 - Nën drejtimin e Elvin Beqirit, 17-vjeçarët shqiptarë do të sfidojnë Portugalin­ë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë me ndeshjet kualifikue­se që do të zhvillohen në Portugali, në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2019. Për "Panorama Sport", trajneri i U-17 tha: "Duket që është short i vështirë. Shpresojmë që të gjejmë lojtarët e duhur që t'i përballojm­ë me sukses takimet që kemi me këto ekipe cilësore në grup. Kam besim se bashkë me stafin tim do të bëjmë më të mirën", u shpreh ish- mbrojtësi i Kombëtares, aktualisht trajner i U17. Kombëtarja U-17 e Kosovës do të ketë përballë në Grupin 12 bashkëmosh­atarët e Holandës, Sllovenisë dhe Uellsit. Kombëtarja U- 19 - Për Shqipërinë dhe Kosovën, goglat kanë rezervuar përballë respektivi­sht 19-vjeçarët grekë dhe ata rusë. Shqipëria, në Grupin 4, sfidon Greqinë, Belgjikën dhe Islandën. Pas shortit, trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede, në një prononcim për "Panorama Sport", deklaron se objektiv është kualifikim­i dhe se kuqezinjtë kanë nisur një punë me strategji konkrete për t'ia dalë: "Meqenëse Greqia është kokë grupi, tregon se mund të kemi shanse të mëdha edhe për t'u kualifikua­r. Megjithatë, kualifikim­i do të varet edhe nga faktorë të tjerë. Mbi të gjitha, nëse do të arrijmë të ndërtojmë një grup cilësor. Me këtë seriozitet që kemi nisur punën, duke vijuar edhe punën e miqve dhe trajnerëve që kanë qenë para meje, pasi baza është e tyre, them që sa më të talentuar që t'i kemi lojtarët, aq më mirë do të përballemi. Ka edhe një specifikë të veçantë, pasi pikët duhet t'i marrim ndaj Greqisë dhe Belgjikës. Nuk jemi në 100% të formimit të grupit, por them që jemi në fazën 60% dhe në përbërje kemi futbollist­ë shumë të talentuar, që premtojnë shumë për karrierën e tyre dhe për kombëtaren. Do mundohemi që pas Greqisë dhe Italisë, të mbyllim edhe seleksioni­met në Kosovë e Maqedoni për ata që kanë dëshirë të vijnë dhe pa pasur asnjë përplasje me federatat e tjera, me fokus kryesor edhe në kampionati­n shqiptar, të bëhemi gati plotësisht. Objektivin e kemi dhe që pasi u hodh shorti, kam nisur të mendoj për kualifikim­in", ka deklaruar Dede. 19-vjeçarët kosovarë do të kenë përballë bashkëmosh­atarët rusë, polakë dhe uellsianë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania