Panorama Sport (Albania)

Meta i jep titullin “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeu­t” shtangisti­t Calja

Peshëngrit­je/ Presidenti dekoroi dje kampionin e Europës

-

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, vizitoi dje qytetin e Cërrikut, ku fillimisht u takua me kryetarin e Bashkisë Cërrik, Altin Toska. Kreu i shtetit iu bashkua administra­tës së bashkisë, ku me të gjithë punonjësit dhuruan gjak për fëmijët talasemikë të Lushnjës. Në një prononcim për mediat e pranishme, Meta e komentoi kështu iniciativë­n për të dhuruar gjak: "Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në dhurimin e gjakut të punonjësve të Bashkisë Cërrik. Është një gjest shumë fisnik dhe human, që kjo bashki jep për fëmijët talasemikë të Lushnjës. I falënderoj të gjithë për këtë, sepse po bëjnë diçka shumë të mirë". Më pas, presidenti ka vizituar zyrën e kryetarit të bashkisë, Altin Toska, ku ka bërë një bisedë me të. I shoqëruar nga delegacion­i i tij, presidenti udhëtoi edhe në fshatin e Shtërmenit, ku në ambientet e bar- restorant "Bashkim Belshi", është zhvilluar ceremonia e dekorimit të kampionit nga Shtërmeni, Briken Calja. Në këtë aktivitet zyrtar morën pjesë shumë figura dhe personalit­ete të ndryshme të sportit, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes, Theodhor Masllavica. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekoroi peshëngrit­ësin Briken Calja me titullin "Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeu­t". Presidenti Meta u shpreh kështu në lidhje me nderimin që iu bë kampionit të trefishtë të Europës: "Jam shumë i lumtur dhe tepër i kënaqur që sot (dje) i jap këtë titull kampionit të trefishtë të Europës, Briken Calja. Një titull më se i merituar nga ky sportist i kompletuar, që ka ngritur lart flamurin shqiptar. Ky është viti i Skënderbeu­t dhe Brikenit i shkon për shtat ky titull, pasi është krenaria e vendit tonë. Si ish- peshëngrit­ës, jam i privilegju­ar që dekoroj këtë sportist të madh. Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrj­en e madhe, duke e nderuar këtë peshëngrit­ës me vlera". Më pas, fjalën e ka marrë dhe peshëngrit­ësi shtërmenas Briken Calja, i cili ka qenë tepër i emocionuar. "Është kënaqësi për mua të marr këtë titull të madh. Nuk është pak për mua të vlerësohem nga presidenti i republikës, Ilir Meta, të cilin e falënderoj nga zemra, që më vlerësoi me titullin ' Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeu­t'. Falënderoj familjen time që më ka mbështetur gjithmonë si dhe ekipin e peshëngrit­jes së Shtërmenit. Do vazhdoj të marr sa më shumë medalje për Shqipërinë dhe ta ngre sa më lart flamurin kuqezi", deklaroi Calja. Më pas u organizua një koktej për të gjithë të pranishmit. Presidenti i vendit gjithashtu zhvilloi një vizitë në palestrën e ekipit të Shtërmenit, ku takoi trajnerin Leonard Toska dhe të gjithë ekipin e Shtërmenit. Në fund, Meta provoi të ngrejë dhe një bosht bosh për të kujtuar me nostalgji vitet kur ishte peshëngrit­ës. M.Miraka

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta duke ngritur në mënyrë simbolike shtangën
Presidenti Meta duke ngritur në mënyrë simbolike shtangën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania