Panorama Sport (Albania)

SHB Tirana, pa mëshirë në derbin ndaj Studentit

Skuadra e Mirza Alibegajt triumfon thellë, 93-46

- ABDULLA DUSHKU

Shoqata e Basketboll­it Tirana ka marrë një fitore të thellë me rezultatin 93-46, ndaj vajzave studentore, të cilat ishin mjaft të reja në moshë, madje trekatër basketboll­iste i përkisnin grupmoshës 13-15 vjeç. Megjithatë, Studenti ka rivalizuar në periodën e tretë, teksa e ka mbyllur në barazim. Ndërkohë që Tirana ka kryesuar bindshëm në të gjitha periodat e tjera. Ndeshja ka nisur me dy pikët e para të shënuara nga "veterania" Aida Vata, por kundërpërg­jigjja e Tiranës vjen me Çorton, që realizon 5 pikë radhazi. Basketboll­istja e Tiranës, Çorto, e mbyll periodën e parë me 9 pikë të realizuara, ndërsa Nikpajlevi­ç realizon 6 pikë në këtë fraksion që përfundon 24-9. Në periodën e dytë është sërish skuadra e Tiranës që dominon, edhe pse Studenti e nis me një trepikësh të Koninit. Gjithsesi, perioda e dytë mbyllet 33- 16, duke shkuar në pushim me rezultatin e përgjithsh­ëm 57- 25 për vajzat bardheblu. Është e kuptueshme që gjithçka është zgjidhur për Tiranën e kësh- tu ajo ka një rënie të tempit të lojës nga ku përfitojnë vajzat e Studentit dhe perioda e tretë mbyllet në barazim 14- 14. Këtu vlen të theksohet loja e bukur e të rejave studentore që jo vetëm kombinojnë, por përfitojnë edhe nga gabimet e vajzave të Tiranës. Perioda e fundit është një formalitet për Tiranën, e cila kërkon ta mbyllë ndeshjen sa më thellë, teksa e fiton 21-7, me Nikpajlevi­ç që realizon plot 33 pikë në këtë takim, duke u shpallur dhe pikëshënue­sja më e mirë e ndeshjes. Kështu, skuadra e drejtuar nga Mirza Alibegaj ka arritur të regjistroj­ë një fitore pa shumë mundim në shifrat 93-46, që e mban afër kreut të tabelës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania