Panorama Sport (Albania)

Paulina Zizolli: Futbollist­e prej babait, e nisa duke luajtur me djemtë

-

Për shumë qytete të vogla, të ashtuquajt­ura provinca, futbolli i femrave është një tabu, por ka dhe nga ato që e kanë thyer këtë tabu. Një shembull konkret është Maliqi, qyteza juglindore me afërsisht 7 mijë banorë, që ka bërë realitet ëndrrën e shumë vajzave pasionante që e dashurojnë futbollin, duke krijuar ekipin e femrave që merr pjesë në kampionati­n kombëtar dhe ka në përbërje disa futbollist­e cilësore, ku spikat Paulina Zizolli, që me 2 golat e saj i dhuroi fitoren historike skuadrës maliqare në transfertë­n ndaj Pogradecit. Në një intervistë për "Panorama Sport", Zizolli nuk e ka fshehur dëshirën për t'u transferua­r jashtë vendit, teksa ka një këshillë për të gjitha vajzat që e duan futbollin. Si lindi dëshira për t'u bërë futbollist­e? Babi im ka qenë ai që më ka bërë ta dua futbollin që e vogël. Çdo ndeshje që shikonte ai në TV, e shikoja dhe unë bashkë me të. Pastaj fillova që të luaja me djemtë e lagjes thuajse çdo pasdite dhe kështu nisi të më pëlqente akoma më shumë. Në atë kohë nuk e mendoja fare të bëhesha futbollist­e, sepse ekipet e vajzave nuk ishin shumë të përhapura, sidomos në Shqipëri, por e kisha thjesht pasion. Ka qenë profesori aktual, Egli Malësija, ai që më informoi 4 vite më parë për hapjen e ekipit të vajzave dhe u bëra pjesë e Skënderbeu­t. E mbaj mend ditën e parë, ka qenë data 2 mars 2014. Po kaloni një moment shumë të mirë në aspektin personal te skuadra e Maliqit, si ndiheni?

Në këtë ekip kam mbështetje­n e të gjitha shoqeve, të trajnerit si dhe të stafit. Kjo gjë më bën të ndihem shumë mirë, prandaj dhe mund të them se jam shumë e kënaqur që jam pjesë e ekipit të Maliqit.

Ku e shikon Paulina veten në një të ardhme?

Nuk është se e mendoj të ardhmen time në futboll, se siç e dimë të gjithë, futbolli i vajzave në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Do doja shumë që të shkoja diku jashtë shtetit për të vazhduar karrierën, por që besoj është shumë e vështirë. Si fillim dua të përfundoj shkollën, pastaj gjërat e tjera t'ia lemë kohës. Kam qenë pjesë e Kombëtares U-19 për më shumë se 2 vjet, do më pëlqente që të përfaqësoj­a vendin tim në Kombëtaren A të vajzave.

Do ua këshilloni­t vajzave të tjera që t'i përkushtoh­eshin futbollit?

Për mendimin tim, nuk ka ilaç më të mirë për trupin, shëndetin, mendjen dhe gjithçka tjetër, veçse të merresh me sport. Prandaj, ua sugjeroj të gjitha vajzave. Futbolli i femrave është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe mundësitë janë të mëdha për të gjitha vajzat që kanë talent dhe e kanë me pasion. Ildi Merolli

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania