Panorama Sport (Albania)

Nga duelet në fushë tek ato në stol, ja bilanci mes të dyve

-

Toskanë, me batutën gjithmonë gati dhe një ironi thumbuese. Por gabon rëndë ai apo ato që guxojnë t’u prekin skuadrat respektive... Mes një mijë arsyeve të Juventus-Inter nuk mund të kalojë në plan të dytë sfida në distancë mes dy trajnerëve: Alegri kundër Spaletit, edhe një herë tjetër në luftë për një tjetër përballje për katet e larta të renditjes. Paradoksal­isht është një përballje më delikate për trajnerin zikaltër, sepse pavarësish­t rezultatit, paraqitja e skuadrës së tij mund të japë përgjigje të rëndësishm­e në optikën e së ardhmes, por akoma më shumë të konfirmojë dimensioni­n aktual dhe real të tyre. Juventusi nuk duket se njeh dhe u frikësohet pengesave gjatë rrugës, por Spaleti është një ndër ata persona që nuk pranon lehtësisht humbjen. Dhe këtë e konfirmoi qartë në verë: “Askush nuk mund të na bëjë të ndihemi inferiorë pa marrë konsensusi­n tonë”. Referimi, edhe pse pa emra të përveçëm, i kushtohet pikërisht “bandës” bardhezi. Vitin e kaluar, në Torino, Spaleti i detyroi barazimin pa gola Alegrit, duke i bllokuar të gjitha burimet e lojës Juventusit. Tani të gjithë interistët pyesin veten: po këtë herë çfarë do të shpikë?

Bilanci mes tyre

Dy trajnerët që do të jenë sot në mbrëmje përballë njëri-tjetrit, ose më saktë përkrahë, vlerësohen reciprokis­ht dhe thumbimet në distancë mes vitesh e konfirmojn­ë këtë. Bilanci, në profesioni­n si trajner, sheh Masimilian­o Alegrin në avantazh me 4 fitore, kundrejt 3 të Luçiano Spaletit, ndërsa dy takime të tjera kanë përfunduar në barazim. Madje, të dy janë përballur edhe në fushë si futbollist­ë, ndonëse vetëm në një rast. Ka qenë në Serinë C, në sezonin 1987-1988, në një sfidë Livorno-Specia. Maks ishte numri 10 i livornezëv­e, Luçiano 8-ta e ligurëve. I pari shumë teknik, ndërsa i dyti një hamshor i papërmbajt­shëm, por në fund ata që bënë festë ishin pikërisht skuadra e Spaletit, Specia, e cila fitonte 1-0 në shtëpinë e “Kontit Maks”. Dhe një fund i tillë do të kërkohet edhe sot, sepse në fjalorin e Spaletit nuk ekziston fjala “dorëzim”. Dhe Luçiano, ashtu siç bëri me Specian, kërkon që të tërheqë Interin e tij në arritjen që pak presin se mund të ndodhë përballë Juventusit të Masimilian­os...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania