Panorama Sport (Albania)

Marota tërbon Juventusin, kërkon Dibalën tek Interi

Argjentina­si, i betuari ndaj ish-drejtuesit: Më merrni kudo që të shkoni

-

Ende nuk ka “debutuar” zyrtarisht si drejtues i Interit, megjithëse mungon vetëm dikush që ta thotë publikisht pasi firmat në kontratë, sipas raportimev­e nga mediat italiane, janë hedhur me kohë: një njoftim pritet më 15 dhjetor me rastin e Inter-Udineze, pasi përpara janë sfidat kyçe të sezonit me Juven dhe PSV-në (të martën në 21:00) dhe “martesa” mund të kurorëzohe­t me dhuratë biletën e 1/8-ave të Champions-it. Menjëherë më pas, ish-administra­tori i deleguar bardhezi mund të nisë “luftën” me klubin që e shkarkoi. FUQI EKONOMIKE - “Sot Interi është shoqëria që i afrohet më shumë Juventusit ekonomikis­ht.

Diferenca mund të ngushtohet në harkun e 2-3 viteve: zikaltrit pritet të prekin kuotën 500 milionë euro si xhiro vjetore dhe bashkë me bardhezinj­të do jenë dy forcat financiare më të mëdha italiane”. Kështu Marko Belinaco, gazetar i “Sole 24 Ore” (e përditshme ekonomiko-financiare), e ka portretizu­ar krahasimin

jashtë fushe mes Interit e Juves. Pra, Marota mund të ketë shumë shpejt nëpër duar “armët” për të sfiduar ish-”Zonjën e tij” në merkato, ku objektivët e përbashkët janë shumë (Milinkoviç, Barela, Kieza…). “Bombën”, megjithatë, e ka lëshuar “Quotidiano Sport”: drejtuesi i ri interist do trokasë në dyert e Juves për… Paulo Dibalën. KUR AUZILIO... - I cili, duhet kujtuar, u kërkua gjatë nga Piero Auzilio (drejtori sportiv zikaltër) pranverën e 2015-ës, por Zamparini, në atë kohë president i Palermos, preferoi t’ia jepte Juves që ofronte më shumë. Talentit argjentina­s i skadon kontrata në 2022-shin, e mbi të gjitha në momentin e largimit të Marotës numri 10 juventin i tha: “Më keni dhënë shumë, më merrni kudo që do shkoni”. Vështirë që bardhezinj­të të dorëzohen lehtë, por për të arritur tek ëndrra “Mbape” mund të duhet një sakrificë. Në krahun tjetër, “Joya” do ishte i lumtur t’u bashkohej argjentina­sve të Interit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania