Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Inter, pa frikë me Juven!

“Naingolan nuk luan. ‘ Zonja’ nuk është vetëm CR7, Kielini mbron i vetëm”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Juvja është e vështirë për t’u arritur, ky është lajmi i keq”. Interi sot paraqitet në supersfidë­n e javës së 15-të (orari 20:30; luhet në “Allianz Stadium”) me shpresën për të rihapur kampionati­n. Trajneri zikaltër Luçiano Spaleti sheh vështirësi në këtë aspekt, por pranon: “Lajmi pozitiv është që hapin e parë për t’iu afruar duhet ta bëjmë ne, jemi zot të fatit tonë. Sfida si kjo janë teste, nëse jemi skuadër për 90’ mund t’u krijojmë vështirësi”. Mbi formacioni­n: “Naingolan dhe Dalbert nuk rikuperojn­ë, kanë nevojë për kohë”.

Ekziston ende kureshtja për të zbuluar nivelin tuaj?

Nëse mendoni të na dekurajoni, jeni jashtë rruge, do luajmë me mentalitet­in për të fituar kundër çdo skuadre. Na mungon ende përqendrim­i në disa faza të ndeshjes, por jemi një grup i fortë, si për nivel lojtarësh, po ashtu edhe për mënyrën si luajmë në fushë.

Është përhapur ndjesia se luftohet vetëm për vendin e 2-të…

Për sa më takon asgjë nuk mbaron kur humbet një ndeshje, por kur mungon përpjekja dhe bindja për të arritur një objektiv të caktuar.

Renditja gënjen apo Juventusi është vërtet i pakapshëm?

Juvja përpiqet çdo vit të afrojë lojtarë që mund të bëjnë diferencën akoma më shumë se sezoni paraardhës. Tri vite më parë isha në Romë dhe na morën Pjaniçin, ndoshta më i miri përkrah De Rosit në ndërtimin e lojës. Vitin e kaluar kishim Kanselon, një nga mbrojtësit më të fortë të kampionati­t. Na e morën. Napolit

i morën Higuainin. Sivjet sollën një kampion të nivelit të Kristiano Ronaldos: mendoj se mentalitet­i që mund të përcjellë ai në dhomat e zhveshjes është i pakrahasue­shëm. Ajo çfarë u them lojtarëve gjatë analizave është që secili po sillet në mënyrë korrekte dhe profesiona­le në

kuadër të arritjes së objektivav­e.

Si ndalet Kristiano Ronaldo?

Juventusi nuk është vetëm CR7, por edhe GC3: Kielini bën një repart i vetëm, të tjerët e kompletojn­ë. Por, thelbësore në ndeshje si kjo është loja kolektive, skuadra mund të të shpëtojë gjithmonë sepse nëse varesh vetëm mbi një lojtar dhe ai nuk është në ditën e tij…

Nëse do duhej t’i shpjegonit “interizmin” Marotës, çfarë këshille do i jepnit?

“Ngjyrat e kësaj mbrëmjeje do formojnë stemën tonë: e zeza dhe e kaltra mbi sfondin e artë të yjeve. Jemi vëllezër të botës”: një frazë e lindur gjatë krijimit të Interit në 1908-ën. Sipas meje “interizmi” është ky: të shohësh gjithmonë nga e ardhmja. Dhe Marota është tipi i personit i projektuar për të parë në mënyrë të thellë dhe largpamëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania