Panorama Sport (Albania)

Duel tokë-ajër, ja si vendoset supersfida

Zikaltrit vrapojnë më tepër, por “Zonja” ka krahët

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

uventus-Inter, një sfidë që mund të lërë gjërat siç janë ose të hapë një kapitull të ri të këtij kampionati, ndonëse në duele të tilla asgjë nuk është e parashikue­shme, aq më shumë duke njohur edhe urrejtjen sportive që ekziston mes këtyre dy skuadrave. Fundja, edhe vjet mendohej e njëjta panoramë, por në fund Interi arriti që të shkëpusë një barazim 0-0. Gjithsesi, vetëm fakti që sivjet bardhezi është veshur jo një person kushdo, por Kristiano Ronaldo, pa dyshim që balancat lëvizin në mënyrë të frikshme në favor të “Zonjës së Vjetër”, por fakti që këto dy ekipe luajnë në mënyra të ndryshme, mund të bëjë që secila prej tyre, duke përdorur armët më të mira që ka, mund të bëjë surprizën në rastin e Interit ose të lërë gjërat siç janë, duke konfirmuar supremacin­ë e kampionëve në fuqi. DUEL TOKË-AJËR

Të dyja këto ekipe luajnë në forma të ndryshme, Juventusi më tepër në shpejtësi dhe vertikalis­ht, ndërsa Interi shfrytëzon më shumë krahët dhe kroson shumë shpesh nga çdo distancë që mundet. Gjithsesi, për të kërkuar Champions-in sivjet, trajneri Alegri ka ndërtuar një skuadër 4-3çmenduri, sepse trioja sulmuese Ronaldo- ManxukiçDi­bala jo vetëm që duhet të ndërrojë shpesh pozicionet mes tyre, për të mos dhënë pika referimi, por në të njëjtën kohë i sheh ata që të luajnë shumë gjerë në korsitë anësore, më shumë se kushdo tjetër, Ronaldo, i cili duhet të shpërndajë lojë dhe të kërkojë së bashku me Dibalën, vertikaliz­ime surprizë, asiste të papritura, pas shpatullav­e të mbrojtjes rivale, por me top në tokë. Në këtë mënyrë, si CR7, ashtu sikurse Manxukiç e Dibala, mund të shfrytëzoj­në cilësitë e tyre teknike, pa harruar edhe inkursione­t e shpeshta që bëjnë Matuidi apo edhe Kanselo e Bentankur. Ndërsa Interi kërkon shumë shpesh topin e gjatë (265 krosime për zikaltrit, 248 për “Zonjën”), kjo sepse nuk ka dozën teknike gati perfekte të Juventusit për të zotëruar qetësisht topin me pasime të shpejta e të sakta (zotërimi i topit për Juven 59.6 për qind mesatarish­t më ndeshje, ai i Interit 53.6). Gjithsesi, me shumë topa të lartë në shtyllën e dytë dhe në qendër të zonës, zikaltrit janë pikërisht skuadra më e mirë e kampionati­t në luftën ajrore, duke realizuar 7 gola nga 27, ndërsa Juvja vetëm tre. INTERI VRAPON, POR... Juventusi gjithashtu nuk ka nevojë që të vrapojë shumë (107.8 kilometra mesatarish­t për ndeshje), me Ronaldon dhe të tjerët, ata janë skuadra e dytë ( 201) për goditje në portë dhe jo më kot kanë edhe sulmin më të mirë. Ndërsa Interi godet më pak (i pesti deri tani me 182 në total), edhe pse vrapon më shumë (110.5 kilometra), por kjo e fundit nuk është gjithmonë një tregues pozitiv. Ndoshta po, mund të konfirmojë një status të mirë fizik, por në të njëjtën kohë, milanezët kanë treguar se në shumë raste i është dashur që të ndjekin më tepër rivalët sesa Juvja, pasi e humbin më shpesh sferën. Por edhe Juventusi vrapon, madje di të vrapojë në një mënyrë fantastike, sidomos në korsitë anësore. Fatkeqësis­ht për Alegrin, sot do t’i mungojë Sandro në të majtë, por Kanselo, lojtari që Interi e kishte vjet, por nuk e konfirmoi dot për çështje parash, është shndërruar në “Konkordin” bardhezi, duke përshkuar 11.6 kilometra për ndeshje, por në të njëjtën kohë ofron superiorit­et numerik shpesh në sulm dhe madje kërkon shpesh qendrën për të goditur. Dhe ku i dihet, që në vend të Sandros, Alegri të mos mendojë që të spostojë Kuadradon në mbrojtje, një tjetër “raketë”, siç bëri vjet, pikërisht ndaj Interit, me rastin e sfidës së fituar 3-2 në “San Siro”. Tek Interi, Azamoah dhe D’Ambrozio nuk kanë ofruar këtë nivel që japin anësorët e mbrojtjes bardhezi. Ndoshta, të kushtëzuar edhe nga 4- 2- 3- 1 i Spaletit, i cili sheh gjithmonë në këto pozicione Perisiçin e Politanon.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania