Panorama Sport (Albania)

Anjeli për 43 vitet do Champions-in, Zhang në derbin e parë të Italisë

-

Dje, Andrea Anjeli mbushi 43 vjeç: 8 të fundit i ka kaluar duke fituar 14 trofe me Juventusin. Duke u fryrë qirinjve, mendohet që mund të ketë shprehur një dëshirë lidhur me Ligën e Kampionëve, sukses që i mungon dhe që do i lejonte t’u afrohej presidentë­ve më fitues të historisë bardhezi, Boniperti e Kuizano, të zgjedhur nga xhaxhai i tij Xhani dhe babai Umberto (të dy në kuotën 16 trofe plus një Kupë Kampionësh) për të drejtuar “Zonjën” drejt viteve të arta. 16 janë edhe vitet që e ndajnë nga Stiven Zhang: edhe kreu i ri zikaltër feston datëlindje­n në dhjetor, më 21, por bën 27 vjeç. Nëse Anjeli është president prej diçka më shumë se tetë vitesh, Zhang ka pak më shumë se një muaj: do jetë, pra, derbi i parë i Italisë si numër një interist. SIMBOLE - Andrea Anjeli është simboli i Italisë ndërkombët­are: industria e madhe që kalon kufijtë dhe kthesa amerikane në 2011ën e markës “Fiat”, ikonë e aseteve të familjes, e tregon. Ndërkombët­ar është edhe profili i tij: në moshën 27 vjeç hidhte hapat e parë te “Philip Morris Internatio­nal”. Ndërsa Stiven Zhang mishëron më mirë se kushdo tjetër konceptin “rini”: presidenti më i ri në Serinë A, më i riu i historisë së Interit, i konsiderua­r nga revista kineze “Fortune”, si një nga biznesmenë­t nën 40 vjeç më influencue­s në botë. Formacioni i tij ka nisur në sektorin e investimev­e bankare. BILANCI EKONOMIKO- SPORTIV - Anjeli e Zhang janë trashëgimt­arë të një dinastie: zgjat prej vitesh ajo e italianit, më pak ajo e kinezit: familja nga Torino qëndron në krye të Juves nga 1923- shi, Zhangët nga 2016-a; Andrea është Anjeli i katërt në krye të klubit, Zhang zyrtarisht i pari. Bardhezinj­të aktualisht kanë një xhiro vjetore më të madhe, 502 milionë euro (19 si humbje), por 10% më pak krahasuar me sezonin paraardhës, që megjithatë ka shënuar një rekord që vështirë se do barazohet (562 milionë). Ndërsa humbjet e Interit, vitin e fundit ishin vetëm 17 milionë, kurse faturimi total 347 milionë euro: shifër që shënoi një primat të ri, duke i lejuar klubit të kalonte edhe xhiron e vitit të tripletës, i ndalur në 323 milionë. Distancë që mund të ngushtonte me pjesëmarrj­en e zikaltërve në Ligën e Kampionëve. Përkrah bilancit sezonal ekonomik, qëndron ai sportiv: në Itali bardhezinj­të nuk kanë rivalë, por u mungon ende tripleta e shumëpritu­r… L. Nase

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania