Panorama Sport (Albania)

Milan, afrohet zbuluesi i Mbapesë

UEFA gati të gjobisë kuqezinjtë me 8 milionë euro, “Samsung” mohon sponsorizi­min

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

rdhja Ivan Gazi dhisit te Milani është shoqëruar me emërimin e Xhefri Monkadës në krye të zbuluesve të talenteve te kuqezinjtë. I konsiderua­r një mjeshtër në gjetjen e talenteve, vetë Monkada konsideroh­et një talent i profesioni­t duke qenë se është vetëm 31 vjeç. Pas 6 vjetësh te Monako, ai ka mundur të ndërtojë një rrjet prej 9 talentzbul­uesish, të cilët veprojnë në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë. Mes krijesave të tij figurojnë lojtarë si di Juri Tilemans, Soualiho Meite, Pietro Pelegri apo Hordi Mbula. Monkada ndër të tjera ka edhe meritën e zbulimit të Kilië Mbapesë, teksa te Milani shpresojnë që yllin e radhës ta sjellë në “Milanello”, sigurisht me çmim të arsyeshëm duke parë që arkat e “Djallit” nuk janë në momentin e tyre më të mirë.

UEFA – Duke qëndruar te financat, mes së mërkurës dhe të premtes së ardhshme, UEFA do të njoftojë masën ndëshkuese të ndërmarrë ndaj Milanit për sa u përket shkeljeve në trevjeçari­n 2014-’ 17. Megjithëse nuk kanë qenë në krye të klubit për periudhën e “fajësuar”, ndëshkimin do ta pësojë fondi “Elliott” si pronar aktual i kuqezinjve. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por burime brenda UEFA-s bëjnë të ditur se “Djalli” do të ndëshkohet me një gjobë, e cila varion nga 5- 8 milionë euro, Xhefri Monkada, 31 vjeç

duke evituar kështu ndonjë përjashtim të mundshëm nga kompeticio­net europiane apo ndonjë masë të rëndë, si kufizimi i merkatos dhe ngushtimi i organikës. Sapo të njoftohet vendimi, klubi milanez do të detyrohet të paguajë 33.3 për qind të shumës, teksa për pjesën e mbetur, ajo do të derdhet në arkat e UEFA-s nëse Milani dështon të respektojë parametrat e “Fair Play Financiar”

në muajt në vijim.

“SAMSUNG” – I përfolur për një akord sponsorizi­mi me Milanin, kolosi i teknologji­së “Samsung” ka mohuar çdo lidhje me kuqezinjtë. Nëpërmjet një njoftimi, kompania koreane ka shpjeguar se nuk parashikoh­et në të ardhmen një marrëveshj­e tregtare me Milanin dhe se zërat e dala këto ditë në media nuk kanë asnjë bazë vërtetësie.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania