Panorama Sport (Albania)

Mateus: Bavarezët gabuan me merkaton

-

Teksa bavarezët renditen të katërtit në tabelën e klasifikim­it në Bundesligë­s, legjenda e skuadrës kampione të Gjermanisë, Lotar Mateus, foli gjatë një vizite në Indi për rolin e tij si ambasador i Bundesligë­s. Mateus analizoi situatën e skuadrës së Bajernit dhe dha arsyen përse skuadra e drejtuar nga Niko Kovaç është në këtë gjendje. "Bajerni i Munihut e ka dominuar kampionati­n gjerman në gjashtë vitet e fundit. Bundesliga ka qenë gjithmonë një objektiv për bavarezët. Dhe me siguri, ekipi më i mirë në Gjermani është Bajerni. Aty janë futbollist­ët, që kanë luajtur për gjashtë vitet e fundit si: Arjen Roben, Frank Riberi, Zheromë Boateng, Tomas Myler. Gabimi më i madh që Bajerni bëri para startit të këtij sezoni ishte se nuk bëri asnjë ndrysim të rëndësishë­m në skuadër. Dhe tani, hap pas hapi, skuadra duhet të luftojë për t'u ringritur në kampionat. Bajerni ka lojtarë të rinj shumë të mirë dhe me Niko Kovaçin si trajner, atyre duhet t'u jepet shansi të luajnë më shumë. Kovaç është një ish-lojtar, që ka luajtur me bavarezët 15 vite më parë. Ai e ka ADN- në e këtij klubi në gjak, e njeh shumë mirë Bundesligë­n. Ka rrënjë kroate, por ka lindur në Gjermani, ka luajtur në Bundesligë. Ai kishte rezultate të mira sezonin e kaluar me Frankfurti­n, ku arriti të fitonte edhe kupën e Gjermanisë. Më parë ka drejtuar edhe kombëtaren kroate. Pra, ka përvojë për të punuar me yjet, por Bajerni është diçka tjetër dhe për këtë ai ka nevojë për mbështetje nga njerëzit që punojnë në klub. Për mua, gabimi që bënë drejtuesit e skuadrës ishte se nuk i ndryshoi lojtarët në funksion të rinovimit të grupit. Kovaç duhet të menaxhojë ata lojtarë, që kanë fituar gjithçka në vitet e mëparshme. Personalis­ht, nuk shoh motivimin e disa lojtarëve. Kur e ke fituar gjashtë here radhazi titullin kampion, si mund të motivohesh më? Nuk është diçka që ndodh automatiki­sht, por psikologji­kisht. Ky ishte problemi i tij, ndoshta mori disa vendime të gabuara. Kovaç duhet të mësojë dhe mendoj se do ta bëjë këtë. Ai është një trajner i mirë, punon shumë nga mëngjesi deri në mbrëmje për t'i bërë lojtarët më të mirë", u shpreh Mateus. Lotar ka qenë gjithmonë një mbështetës i kroatit që në momentin që ky i fundit ka ardhur në Mynih.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania