Panorama Sport (Albania)

Rumenige: Kovaç do qëndrojë

"Përdorimi i VAR në Champions është një vendim i mirë i UEFA-s"

-

Drejtori i përgjiths hëm i Bajernit të Mynihut, Karl Hainc Rumenige, ka dhënë një intervistë ekskluzive për kanalin e klubit bavarez "Bayern tv". Ish-lojtari legjendar i klubit gjerman, që tani është në rolin e drejtuesit, ka folur për ecurinë e skuadrës në këto javët e fundit. Ai nuk ka fshehur gëzimin që rezultatet e mira kanë ardhur pas ndeshjes me Borusian e Dortmundit. Rumenige ka përgëzuar edhe UEFA-n për futjen e sistemit VAR në ndeshjet e ardhshme të Champions Ligës.

Pas dy fitoreve radhazi, a është skuadra e Bajernit në rrugën e duhur?

Mendoj që ishin dy rezultate pozitive ato ndaj Benfikës në Champions dhe në kampionat ndaj Verder Bremenit. Luajtëm mirë dhe morëm tri pikët. Por kjo nuk do të thotë që kemi kaluar çdo problem. Duhet të vazhdojmë kështu, skuadra është në rrugën e duhur. Trajneri Kovaç po zhvillon një punë të mirë dhe fakti që skuadra ka reaguar është merita e tij.

Të shtunën është derbi i Bavarisë, ku kundërshta­ri i radhës është Nurembergu, si e prisni?

Për tifozët është një ndeshje e veçantë. Duam ta fitojmë ndeshjen dhe të marrim tri pikët. Skuadra duhet të tregojë të njëjtën dëshirë si në ndeshjen e fundit.

Pas kampionati­t do të udhëtoni për në Amsterdam, ku do të ndesheni me Ajaksin, cili është objektivi i skuadrës?

Jemi në vend të parë të grupit pas 5 ndeshjesh. Duam të mbetemi në krye edhe pas ndeshjes me Ajaksin. Kjo do të na rezervonte një kundërshta­r më të lehtë më pas. E dimë që në Holandë do të jetë një ndeshje jo e lehtë, pasi ata treguan edhe këtu që kanë një skuadër shumë të mirë. Futbolli i tyre është përmirësua­r dhe këtë e vërtetoi edhe kombëtarja holandeze.

VAR do të jetë prezent në ndeshjet e ardhshme të Champions- it, si e shihni këtë vendim të UEFA-s?

Jam plotësisht dakord dhe besoj që ashtu si unë, dhe

shumë të tjerë kërkonin VAR në ndeshjet e rëndësishm­e. Kemi vuajtur jo pak nga vendimet e arbitrave. Kujtojmë dy ndeshjet me Realin e Madridit në gjysmëfina­le, ku vendimet e tyre kanë qenë të dyshimta. Ndoshta po të kishte qenë VAR do të kishim shkuar

në finale.

Vendimi i dytë i UEFA-s ishte krijimi i një Lige të dytë Europiane, sa do ta ndihmojë kjo futbollin?

Kjo është një iniciativë që UEFA e ka menduar mirë. Besoj se do të ndihmojë skuadrat që luajnë në lindje dhe në

juglindje të Europës. Ato do të marrin eksperienc­ën e duhur dhe sigurisht nga ana financiare do të përfitojnë më shumë. Kjo do të rrisë pozitivish­t ekonominë e klubit. Ndaj, mendoj që është një gjetje shumë e mirë nga presidenti Ceferin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania