Panorama Sport (Albania)

Koman: Nuk jam si Riberi, kemi ende shanse për titullin

Talenti nuk kërkon të krahasohet me 35-vjeçarin

-

Kinglsei Koman ka dhënë një intervistë për të përditshme­n bavareze "Abendzeitu­ng". Talenti francez është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Bajernit pas dëmtimit që pësoi në fillim të sezonit. Ai ka folur për të ardhmen në klubin gjerman dhe nëse do të jetë ai zëvendësue­si i francezit tjetër në skuadër, Frank Riberi. Si jeni ndjerë kur në skuadër keni pasur lojtarë si Roben dhe Riberi?

Sigurisht që kjo është diçka fantastike. Është një ëndërr e imja të bëhem një ditë po aq i rëndësishë­m sa këta të dy lojtarë. Dua të përmbush pritshmëri­të e klubit dhe të marr një rol të rëndësishë­m në skuadër. Roben dhe Riberi janë dy ikona të klubit të Bajernit. Për 10 vite me radhë, ata kanë qenë në lartësinë e duhur duke fituar shumë trofe për klubin. Personalis­ht, kërkoj të qëndroj po aq gjatë sa ata dhe të bëj një karrierë të ngjashme me tyren.

Synimi juaj është të bëheni pasardhësi i Riberisë?

Jo, kjo është e pamundur. Askush nuk mund të bëhet si Frank Riberi. Ka vetëm një Frank dhe askush nuk mund të jetë si ai. Për mua ai është një shembull për t'u marrë. Synimi im është të bëhem lojtar i madh si ai, por në mënyrën time. Unë jam Kinglsei Koman dhe jo Frank Riberi i ri.

Sa mundësi ka Bajerni ta fitojë titullin? Është akoma e mundur. Do të bëjmë më të mirën tonë që në ndeshjen e kthimit me Borusian në "Allianz Arena" të fitojmë. Pastaj do të mbeten vetëm gjashtë pikë. Ne duam dhe mundemi të shpallemi ende kampionë të Gjermanisë.

Si jeni ndjerë që keni humbur Botërorin për shkak të dëmtimit?

Nuk isha shumë i mërzitur. Jam ende i ri. Luaj në një klub si Bajerni dhe kam fituar shumë tituj. U dëmtova, por jeta e tillë është. Jam i lumtur me karrierën time dhe me jetën që kam bërë deri tani. Mendoj që mund të fitojmë Europianin pas dy vitesh dhe Botërorin në 2022. Jemi ende shumë të rinj dhe me siguri që do të jemi edhe më të mirë seç kemi qenë. Shpresoj që kur të vijë kjo kohë, të jem edhe unë.

Si ka shkuar faza e rikuperimi­t?

Kam punuar çdo ditë në palestër dhe me fizioterap­istin. Jam rikuperuar më shpejt seç e kishim planifikua­r. Dua të falënderoj klubin dhe shokët e skuadrës që më kanë qëndruar afër, edhe pse nuk jam stërvitur me ta çdo ditë. Tani jam mirë. Ndeshja me Verderin ka qenë shumë pozitive, pasi luajta pas një periudhe të gjatë pushimi. Kam ende për të dhënë dhe nuk jam në 100% të formës sime, kështu që duhet të prisni edhe pak (qesh).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania