Panorama Sport (Albania)

Van Dajk, nëna i shpëtoi jetën në vitin 2012

-

Në fund, Virgil Van Dajk e ka shkruar historinë e futbollit. Në vitin 2018 la Sauthempto­nin për Liverpulin, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori dhe në maj iu afrua një hap larg ngritjes së Champions-it me skuadrën e Klopit. Por, në Holandë jeta e tij ka kaluar mes peripecive. Kur luante te Groningeni, mbrojtësi rrezikoi seriozisht jetën dhe vetëm duke kaluar një sprovë të vështirë arriti të bëhet lojtari që është sot. Viti i frikës së madhe ishte 2012. Van Dajk nisi të ndiejë një dhimbje në lartësinë e muskujve të barkut. Për mjekët, shkaqet e problemit mbetën mister për një kohë të gjatë, derisa Virgil rrezikoi seriozisht jetën. Për ta shpëtuar mendoi një nga njerëzit e tij të dashur. Pas një xhiroje tjetër pa përgjigje në një spital lokal, Van Dajk kthehet në shtëpi, por dhimbjet sa vinin dhe shtoheshin. Nëna e shqetësuar e dërgoi në një tjetër ndërtesë të kujdesit shëndetëso­r dhe zgjedhja e saj rezultoi vendimtare, ashtu siç tregon sot trajneri i rezervave të Groningeni­t, Dik Lukien, në një intervistë për revistën "FourFourTw­o". Futbollist­i operoi me urgjencë apendiciti­n dhe pastroi një infeksion në veshka, pas së cilit qëndroi dy muaj larg fushe. Por pa ndërhyrjen e nënës ai nuk do të mund të kishte luajtur më futboll. "Më kujtohet vetja i shtrirë në krevat. Gjithçka mund të shikoja ishin tuba rreth meje. Trupin e kisha të dërrmuar dhe nuk mund të bëja asgjë. Në një moment të tillë, në kokë të kalojnë mendimet më të këqija", kujton 27-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania