Panorama Sport (Albania)

Nejmar i “shkel syrin” Anglisë

Ylli i PSG-së tremb Barçën: Më të mirët duhet të luajnë në Premier Ligë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pasi dezertoi cere moninë e "Topit të Artë 2018", e cila e pa ta mbyllte në vend të shtatë, për të luajtur "Cally of Duty", Nejmar vazhdon që të argëtohet online nga një impenjim te tjetri me PSG- në e tij. Iniciativa e fundit e sulmuesit brazilian ishte përgjigjja e videopyetj­eve të kolegëve të skuadrave të tjera, përmes një videoje të ngarkuar në profilin e tij zyrtar në "YouTube". Dome- thënëse përgjigjja ndaj mbrojtësit të Mançester Sitit, Benzhamë Mendi, që e pyeste për një të ardhme hipotetike të tij në Premier Ligë: "Nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, por Premier Liga është një kampionat i bukur. Mendoj se çdo lojtar i madh, të paktën një herë, duhet të luajë atje". Dhe kaq mjaftoi që të niste vala e re e spekulimev­e, se "O Ney" dëshiron që një ditë të luajë në kampionati­n më spektakola­r dhe të pasur të botës dhe ishulli do të jetë në destinacio­net e tij të mundshme në merkaton e ardhshme të verës, kur po flitet gjithnjë e më shumë për një lamtumirë të tij nga Parisi. Deri tani ishte folur vetëm për rikthimin e tij në Spanjë, tek ish- klubi i Barcelonës, ose Reali i Madridit. Nejmar ishte në humor gjatë përgjigjes së pyetjeve të kolegëve të tij dhe këtë e konfirmon edhe përgjigjja që i dha Dejvid Bekhamit, i cili e ftonte për të luajtur tek Inter Majemi i tij në SHBA, që në vitin 2020 do të debutojë në MLS: "Sigurisht Dejvid, çështje e mbyllur", i komentoi me humor. "Kur të kem përfunduar eksperienc­ën time me futbollin europian, do të vij në Majemi, në qytetin tënd, në klubin tënd".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania