Panorama Sport (Albania)

Reali luan “tenis”, Solari paqe me rebelët

"Të harruarit" e argjentina­sit ruajnë nga një dopietë për Melijan

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Asnjë problem për Realin në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit kundër Melijas, formacioni­n e kategorisë së tretë në Spanjë. Në 90 minutat e kthimit në "Bernabeu", madrilenët vinin të qetë pasi e kishin hipotekuar kualifikim­in në 1/8-at që në ndeshjen e parë (triumfuan 4-0 në Afrikën Veriore). Por pavarësish­t rrotacioni­t masiv të Solarit, "Los Blancos" fituan 6-1. Për të zotët e shtëpisë shënuan nga një dopietë Asensio dhe Isko, por e gjetën rrugën e golit edhe i riu Sançez dhe Vinisius. Miqtë e shënuan golin e nderit me penallti me Kasmin. Solari zgjodhi një skuadër me shumë rezerva, por brenda saj kishte dy fytyra familjare, Asensio dhe Isko, që startoi ndeshjen e parë titullar me argjentina­sin në stol, madje mbajti edhe shiritin e kapitenit. Diçka më shumë se gjysmë ore lojë zgjati rezistenca e miqve, të cilët kapitullua­n dy herë në harkun e dy minutave prej golave të Asensios. Ai u bë sërish protagonis­t kur shërbeu debutuesin Havi Sançez në minutën e 39-të dhe talenti nuk gaboi. Tre gola në harkun e

gjashtë minutave dhe Reali zgjidhi gjithçka përpara se arbitri të sinjalizon­te kthimin e skuadrave në dhoma. Pas pushimit, Reali e nisi atje ku e la, me Iskon që shënoi edhe ai emrin në tabelë. Kapiteni mori një pasim të thjeshtë nga Sebajos rreth 23 metra në të majtë, përpara se ta dërgonte topin

në trekëndësh­in e majtë. Vinisius pati disa raste të mira, por përpjekjet e braziliani­t u shpërblyen vetëm në 75'. Pasi Melija shkurtoi me Kasmin nga pika e bardhë në 81', dy minuta më vonë Isko vulosi rezultatin përfundimt­ar. Më 13 dhjetor, do të mësojnë emrin e kundërshta­rit të ardhshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania