Panorama Sport (Albania)

Juventus-Inter, Ronaldo Ronaldo dhe dhe Ikardi Ikardi ndezin Italinë Italinë

“Interi s’do dorëzohet, por më intereson Champions-i”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Çfarë mund të jetë më e bukur si dhuratë ditëlindje­je sesa të mundësh rivalët e përjetshëm, t’i dërgosh - 14 pikë dhe ndoshta t’i eliminosh përfundimi­sht nga gara për titull? Dje, presidenti bardhezi, Andrea Anjeli, festoi 43-vjetorin, ndërsa sot Juventusi do të presë në “Allianz Stadium” Interin, por trajneri Masimilian­o Alegri kërkon të provokojë përpara sfidës. “Interi sigurisht që është një skuadër e fortë dhe së bashku me Napolin do të mund të na shqetësojn­ë deri në fund për titullin, pasi sido që të tregojë në fund rezultati, ai as nuk e hap dhe as nuk e mbyll kampionati­n. Për mua dhe skuadrën time është më i rëndësishë­m dueli i së mërkurës në Champions, kundër Jang Bojsave, sesa ndeshje me Interin. Në Europë duam që ta mbyllim të parët grupin, pasi kështu do të mund të kemi një short më të qetë për 1/8-at”.

Alegri, çfarë ndeshje prisni ndaj Interit?

Pres një mbrëmje të bukur sportive, futbolli, mes dy skuadrave që së bashku me Milanin kanë bërë historinë e futbollit. Pres një ndeshje shumë të rëndësishm­e për aspektin psikologji­k, por në të njëjtën kohë edhe për aspektin tekniko-taktik.

Sipas jush, cila skuadër do të jetë më tepër nën presion?

Nuk mendoj se është çështje presioni, por di të them se përballë do të kemi një Inter që është rritur shumë në vetëbesim dhe rezultate.

Pyetje teknike: pas 14 javësh keni ende zero gola të shënuar me goditje dënimi. Mund ta na e shpjegoni arsyen?

Specialist­ë kemi mjaftueshë­m, por shpresojmë që edhe këtë defekt ta korrigjojm­ë ndaj Interit. Në Firence patëm tri momente të rëndësishm­e, por duket qartë se duhet të nisim të korrigjojm­ë shënjestrë­n, sepse të paktën një në tri goditje dënimi duhet ta dërgojmë në rrjete.

Përveç juventinëv­e, të gjithë nesër (sot) do të bëjnë tifozllëk për Interin. Zhurma e famshme e armiqve ju lë indiferent apo ju stimulon?

Më lë indiferent, edhe për faktin që ne duhet të shohim vetëm në shtëpinë tonë dhe të vazhdojmë udhëtimin tonë me shumë qetësi. Deri në këtë moment, shifrat thonë se Juventusi po e vret kampionati­n,

por në të vërtetë Juventusi nuk ka vrarë asgjë. Dhe kampionati nuk duhet vrarë, thjesht duhet fituar. Pastaj, është normale që të ketë, për shembull, tifozë të Napolit që të bëjnë tifozllëk për Interin, sepse u duhet për renditjen, por kjo thjesht nuk më intereson. Imagjinoni, kur nuk më intereson mua shumë rezultati ndaj Interit, sepse po mendoj mbi

të gjitha për të fituar me Jang Bojsin, nuk është se më intereson shumë zhurma e armiqve tanë, ndonëse ne do të zbresim në fushë për të fituar dhe për të dominuar, sigurisht...

Në një sfidë Juve- Inter, mes dy trajnerëve toskanë, njëri nga deti, tjetri nga fshati, cilat mund të jenë diferencat?

Diferenca është që unë, kur

zgjohem, shoh detin, ndërsa Spaleti sheh kodra dhe fusha.

Sot (dje) është ditëlindja e Andrea Anjelit. Çfarë presidenti është?

Është një person i prerë, që nuk ka frikë nga përgjegjës­itë dhe nuk u trembet gjërave që për shumë të tjerë mund të duken të pamundura. Dhe nëse nuk ke këto cilësi, nuk ke se si të jesh presidenti i Juves.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania