Panorama Sport (Albania)

Alegri: Manxukiç nuk më zhgënjen kurrë

“Më mirë në pjesën e dytë, në fund e merituam fitoren”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Jo totalisht i kënaqur, por gjithsesi fitues. Masi miliano Alegri komenton me buzëqeshje fitoren në “Derbin e Italisë”, por pranon se në pjesën e parë u panë shumë hendeqe mes reparteve dhe një lojë aspak pozitive nga disa prej lojtarëve të tij. “Në pjesën e parë ishim shumë herë të bllokuar dhe Interi na vuri në vështirësi serioze me Zhoao Marion dhe Galjardini­n. Është gjithashtu e vërtetë se aksionet e rrezikshme të Interit nisën nga gabimet tona të mëdha dhe nëse nuk do të kishin qenë të zotë Kielini e Bonuçi apo edhe me pak fat në rastin e shtyllës, do t’i kishim paguar shumë rëndë, - shpjegon trajneri i Juventusit, që kompliment­on edhe interistin Politano. – Duhej të limitonim lëvizjet e Politanos në të djathtë dhe shumë krosime që ai dërgoi në zonën tonë, pasi na bëri jo pak keq. Këtë gjë nisim të korrigjoni­m disi vetëm pas minutës së 30-të, ku me shumë durim arritëm që ta spostojmë edhe ne topin në gjysmëfush­ën interiste. Kisha dhënë indikacion­e të qarta për një ndeshje efikase dhe konkrete, por kjo na mungoi në pjesën e parë, ndonëse në të dytën dolëm në lojën tonë. U grupuam, u kompaktuam dhe sigurisht që në fund cilësitë do të dalin në sipërfaqe dhe do të na nderojnë”.

SUPERMANXU­KIÇ

Për sa u përket zgjedhjeve taktike, Alegri ndalon te spostimi pas startit të ndeshjes i Zhoao Kanselos, nga e djathta në të majtë, për të frenuar pikërisht disi mësymjen e skuadrës zikaltër. “Në të djathtë ishte Politano që po na bënte shumë lart presing, edhe pse për shumë kohë i shkuam prapa një Interi që na tërhoqi siç donte në fushë, por fatmirësis­ht dolëm nga ky kurth i tyre dhe arritëm që të bënim lojën tonë në 45 minutat e dyta, duke merituar në fund edhe fitoren. Fitore e madhe? Pa dyshim, ndonëse kampionati nuk përfundon as sot, as nesër. Ose shkurt nuk duhej ta humbnim këtë ndeshje, sepse kishim punuar mjaft mirë gjatë javës, - vazhdon 51-vjeçari, që në fund duartroket dy protagonis­tët e golit. - Manxukiç është sulmues madhështor. Jo më kot ai ishte qendërsulm­uesi i Bajernit që fitoi tripletën, një nga ata lojtarë që dinë të lënë gjurmë në ndeshjet e mëdha, por mbi të gjitha që nuk më ka tradhtuar kurrë. Sidomos në ditët që për ne shkojnë keq, ka qenë gjithmonë Mario që ka dërguar ndeshjen në drejtimin e duhur. Kanselo? Fantastik dhe një tjetër asist i jashtëzako­nshëm, nga ato që vënë me shpatulla pas murit kundërshta­rin. Në sulm mbështet gjithmonë, di të driblojë, krijon volum loje, por është përmirësua­r edhe në mbrojtje dhe në zotërimin e topit. Është një lojtar fantastik, por që mund të përmirësoh­et edhe më shumë”, përfundoi “Konti Maks”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania